KRONIKË E ZEZË

Të njëjtën banesë ua shiti dy personave

Dy ankuesi shqiptar shtetas të Kosovës nga Gjilani në Rr. “Idriz Seferi” kanë raportuar në stacionin policor në Gjilan për një rast “Mashtrimi” nga i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës.

I dyshuari i ka mashtruar apo i ka futur në lajthitje dy ankuesit, të cilëve para disa viteve kur objekti banesor në rrugën e cekur më sipër ishte ne ndërtim e sipër, ua ka shitur të njëjtën banesë të dy personave, e cila gjendet në objektin banesor të ashtuquajtur “Monopol”, në katin e nëntë, përballë Spitalit Rajonal në Gjilan.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori e cili me aktvendim e ndalon të dyshuari në mbajtje për 48 orë në mbajtje.

Rasti “Mashtrim” procedohet PTH.

You Might Also Like