Futboll

Të premtën FC Drita mbanë konferencë shtypi

FC DRITA të premtën do të mbajë konferencë shtypi në ora 14:00, në zyret e klubit në Gjilan.
 
Ky është postimi i plotë i FC Drita.
 
Kjo është konferenca e parë për këtë edicion një ditë para ndeshjes së parë kampionale, ku FC DRITA do ta zhvillojë ndaj KF Feronikeli.
Klubi ju njofton se konferenca të tilla do të realizohen përgjatë gjithë kampionatit, ndërsa ato janë të hapura për të gjitha mediat e interesuara.
 
 
FC DRITA ju falënderon për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt me klubin, kurse tani e tutje do të realizojmë edhe një hap drejt informimit të opinionit me të rejat në klubin tonë, duke synuar gjithmonë të vërtetën dhe informimin e drejtë.
 
 

You Might Also Like