ARSIMI

Të premten Universiteti “Kadri Zeka në Gjilan, organizon ceremoninë e diplomimit të studentëve.

Me rreth 6000 mijë studentë, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan i themeluar me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës më datë 6 mars 2013, ndjek përsosmëri në hulumtim dhe mësimdhënie.

Me 27.10.2017 duke filluar nga ora 12:00 ne hallen e sporteve “Bashkim Selishta” organizohet Ceremonia e Pare e Diplomimit te Studenteve.

Universiteti “Kadri Zeka” përpiqet për të mbështetur cilësinë më të lartë në të gjitha aktivitetet e saj. UKZ në Gjilan, udhëhiqet nga Parimet e Arsimit të Lartë Europian (HEAL) të cilat janë bazë e programeve studimore dhe syllabuseve të të gjitha programeve dhe fakulteteve

Universiteti Kadri Zeka ofron mundësi të shkëlqyera për mësim dhe përbëhet prej katër njësive akademike me shtat programe studim Bachellor të akredituara deri në vitin 2019, dhe dy programe të studimit master, në të cilat studiojnë rreth 6000 studentë

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor ka Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing , programin Menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, kurse në studimet master ofron programet E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Fjala e Rektorit Bajram Kosumi

Universitetii “Kadri Zeka” eshte universitet i ri, por kjo na ofron mundësinë që universitetin tonë ta orientojmë drejt qëllimeve të reja, me strategji e metoda të reja, në mënyrë që studenti i UKZ, me diplomën e tij, të jetë i barabartë me studentët e tjerë në vend, në rajon dhe në hapësirën europiane.

Universiteti është një mundësi e madhe për shoqërinë, me kusht që aty të kultivohet mendja e hapur e studentëve, të kultivohet mendimi kritik dhe të nxitet hulumtimi shkencor. Vetëm me këtë qasje studentët tanë mund t’ia kthejnë borxhin shoqërisë, atdheut dhe mbarë botës: përmirësimin e mirëqenies sociale, zhvillimin ekonomik si dhe promovimin e garës duke respektuar konkurrencën. Vetëm me këtë qasje Universiteti ynë mund ta luajë rolin e dritares dhe të portës së shoqërisë: një dritare e hapur për të parë më shumë dhe një portë e hapur për të komunikuar më shumë dhe të barabartë me botën. Vetë fjala universitet e ka këtë kuptim.

Shoqëria jonë, sikur shoqëritë tjera në tranzicion, vuan nga shpërputhja midis mësimeve akademike që ofrojnë universitetet dhe kërkesave të tregut të punës për universitetet. Ne synojmë që UKZ ta bëjmë kompatibil me tregun e punës, duke pasur parasysh resurset kosovaredhe kërkesat e tregut global.

Kosova një ditë gjithësesi do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Me të hyrë në trgun europian, studenti i UKZ e ka në konkurrencë studentin europian, si për vendin e punës, si për hulumtime shkencore dhe për çdo aspekt tjetër akademik. Mënyra e vetme për ta përballuar këtë konkurrencë është ngritja e cilësisë së mësimit në Universitet dhe hapja e mundësive për hulumtime.

Universiteti ynë e sheh si çështje parësore bashkëpunimin me hisedarët e arsimit akademik, duke nisur që nga institucionet profesionale, grupet shoqërore e deri edhe te shoqëria civile. Vetëm mbi një komunikim të rregullt për kërkesat e shoqërisë dhe mundësitë e saja në mund të projektojmë programet tona studimore.

Universiteti ynë e sheh si çështje shumë të rëndësishme edhe bashkëpunimin me universitetet e tjera, vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Mobiliteti i studentëve është shumë i frytshëm jo vetëm për studentët por edhe për vetë UKZ. Komunikimi i traditave, i kulturave, i ideve, i hulumtimeve dhe i prirjeve të tjera akademike është në frymën dhe në shpirtin e Universitetit tanë.

Uuniversiteti ynë e sheh si begati strukturën multi-kulturore të shoqërisë sonë, si dhe multikulturalizmin e shoqërive përreth Republikës së Kosovës. Prandaj, ne e shohim të rëndësishëm bashkëpunimin me të gjitha këto struktura sociale dhe orientimin e programeve studimore në këto kahe.

Për të mbërrirë këto qëllime, UKZ duhet të krijojë dhe ta ketë gjithnjë një staf akademik të aftë dhe një administratë efektive. Ne jemi të hapur dhe kërkues për secilin person akademik, i cili mund të sjellë risi në UKZ, në cilëndo fushë akademike dhe në cilindo aspekt akademik.

Ne po synojmë një universitet të ri-për një shoqëri të re.

Na priftë e mbara të gjithëve!

THEMELIMI

Themelimi i UKZ-së bëri të mundur përfshirjen e numrit më të madh të studentëve të rajonit të Gjilanit, Luginës së Preshevës dhe viseve të tjera mbarë shqiptare në shkollimin e lartë universitar. Fakultetet e Universitetit procesin e tyre mësimor akademik e zhvillojnë në kuadër të programeve të studimit të bazuar në Statutin e Universitetit.

C:\Users\UGJ8\Desktop\INFORMATORI\Studentet.JPG

Studentët në Universitetin “Kadri Zeka” janë më premtues

.

C:\Users\UGJ8\Desktop\INFORMATORI\studentete mire.JPG

Që nga themelimi e deri me tani kanë diplomuar rreth 240 studentë.

Ne vitin 2016 rreth 50 studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” kanë mbrojtur temën e diplomës, duke u bërë kështu të parët që përfundojnë me sukses studimet e nivelit Bachelor në Fakultetin Ekonomik, respektivisht në programin Banka Financa dhe Kontabilitet.

Stafi Akademik dhe Administrativ i Universitetit “Kadri Zeka” është një vend frymëzues, i cili tërheq studiuesit më të mirë në vend dhe rajon

· Parlamenti studentor

Sipas statutit të Universitetit “Kadri Zeka”, Interesat e studentëve do të përfaqësohen në kuadër të Universitetit me këto organe:

1.Parlamenti i studentëve në nivel të Universitetit;

2. Këshilli i studentëve në nivel të njësisë akademike.

Parlamenti i studentëve është organi suprem i përfaqësimit të studentëve, kurse Këshillat e studentëve janë organet e përfaqësimit të studentëve në secilën njësi akademike. Kryesia e Parlamentit Studentor si organ suprem i përfaqësimit të studentëve është zgjedhur me shumicën e antarëve të Parlamentit Studentor.

Studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit “Kadri Zeka” zhvillojnë me sukses projekte shkencore, hulumtuese dhe praktike të nevojshme për tregun e punës.

Gjatë vitit akademik 2016/2017 janë realizuar projektet e para të cilat zgjuan interesim nga institucionet publike dhe private të ndërmarrjeve.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike kanë punuar në përpilimin elektronik të orarit mësimor, ueb faqes së shkollave te mesme te komunës se Gjilanit, digjitalizimit të punës dhe shërbimeve në stacionin e autobusëve si dhe aplikacionin për menaxhimin e pagesave dhe shërbimeve hoteliere.

Po ashtu përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë punuar projektin e programit E-learning, që ka për qëllim përdorimin e teknologjisë për të mundësuar njerëzve për të mësuar në çdo kohë dhe kudo. E-Learning si software i ri të lejon krijimin e një ambienti efektiv të mësimit, si dhe E-learning është një qasje e re e cila përmban në vete të mësuarit në njërën anë dhe teknologjinë informative dhe kompjuterët në anën tjetër, është shtrirje e të mësuarit dhe internetit në një vend.

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ne vitin 2016 kanë bërë prezantimin e hulumtimit studentor me temë: “Niveli i të bërit konkurrencë në Rajonin e Gjilanit”.

Studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë prezantuar hulumtimin”Pandershmëria Akademike – Kopjimi”.

Si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar , profesor të Fakultetit të Edukimit këtë vit kanë qëndruar në shkollat fillore në Komunën e Bujanocit dhe te Preshevës me qëllim të trajnimit të mësimdhënëseve të mësimit klasor dhe mësimit lëndor të shkollave shqipe të komunave te Luginës.

· KONFERENCAT SHKENCORE DHE TYREZAT DEBATUESE

Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan ka organizuar disa konferenca dhe tryeza debatuese:

Konferenca “ Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë nga Shek XIX deri në ditët tona”

Tryeza Debatuese në bashkëpunim me GIZ, “Klasa I deri V, një apo më shumë mësues”

Konferenca e përbashkët UKZ dhe ISLD “ Ndryshimet në shoqëri përmes reformave në arsim”

Konferenca “Arsimi dhe edukimi në shoqëritë me diversitet kulturor’’në Tetovë

Konferenca shkencore mbarëshqiptare kushtuar 130 vjetorit të Mësonjëtores së Parë Shqipe- Vatër e arsimimit, emancimipimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare të shqiptarëve”, Korçë, 06.03.2017

UKZ bashkorganizatore e manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, që u mbajt më 23 shtator 2017, në fshatin, Stubëll, Komuna e Vitisë.

· MOBILITETI DHE UKZ PJESE E PROJEKTEVE NDERKOMBETARE

· UKZ është pjesë e projektit ERASMUS. REBUS, EUFORIA, HERAS, ATEE, Universiteti “Kadri Zeka”, është themelues dhe njëherësh anëtar i Asociacionin e Universiteteve Ballkanike. BUA

Në kuadër të projektit Erasmus Mundus Green Tech, dy studente e pare, Xheneta Vranovci, student e Fakultetit Ekonomik dhe Buen Bajrami, student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” , kanë përfituar një bursë një-vjeçare për të studiuar në Paderborn të Gjermanisë. Gjithashtu në kuadër të këtij projekti asistenti, Liridon Dalipi, Fakulteti Juridik i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” është përzgjedhur pjesë e stafit akademik në PhD, në Universitetin e Leonit të Spanjës. Këto bursa janë ndarë për vitin akademik 2015/2016.

Bionda Rexhepi studente e Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka”, tani është kthyer nga Universiteti i Splitit në Kroaci, ku ka ndjekur studimet Bachelor plotë një vit akademik 2016/2017. Edhe Naxhije Rexhepi studente e Fakultetit Ekonomik, kishte fatin të jete fituese e bursë në Universitetin e Ljubljanë të Sllovenisë në kuadër të programit Erasmus+. Kurse Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi ka përfituar si staf akademik për të qëndruar një muaj në Universitetin e Vigos të Spanjës, për të shkëmbyer përvoja akademike universitare

Erleta Halimi, Erjona Huruglica, Kastriot Kadriu, Dalina Ibrahimi dhe Lizë Rexhepi, studentë të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, janë fitues të bursës 10 mujore, per vitin akademik 2017/2018, pjesë e mobilitetit të Projektit GreenTechWB, për studime në universitetet partnere të projektin Erasmus Mundus.

Erleta Halimi studente e Fakultetit Ekonomik , ka fitua për të studiuar në Universitetin Ekonomik në Katovicë të Polonisë.

Kastriot Kadriu student i Shkencave Kompjuterike, do të studioj për 10 muaj në Universitetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë (në fushën e Informatikës) në Sofia të Bullgarisë.

Erjona Huruglica studente e Fakultetit Ekonomik ka fituar bursën për të studiuar po ashtu 10 muaj në universitetin e Lubjanës të Sllovenisë.

Dalina Ibrahimi studente e Shkencave Kompjuterike, do të studioj për 10 muaj në Universitetin e Polonisë

Lize Rexhepi studente e Fakultetit Juridik do te studioj per 10 muaj ne Universitetin e Kroacisë

Në ndërkohë në kuadër të mobilitetit të stafit akademik, në Universitetin “Kadri Zeka” ka qëndruar ne shtator te këtij viti prof. Elena Perez Carrillo nga Universiteti i Leonit (Spanjë

Studentja e Fakultetit Juridik Lizë Rexhepi në vitin 2016 ka arritur në Finalen e Madhe të Oratorëve të Rinj në Republikën e Maqedonisë.

Studenti i Universitetit “Kadri Zeka”, ne Fakultetin Juridik, Qëndrim Behluli, ka arritur të zgjidhet ambasador për organizatën ndërkombëtare “Youth Time” me seli kryesore në Pragë, në mesin e gjashtë Ambasadorëve nga e gjithë bota që ka kjo organizatë.

Blerinë Ajvazi është studente e Fakultetit të Edukimit Program Fillor në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, e cila ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore

Rreth 20 studentë të Universitetit të ZUG në Zvicër kanë qëndruar ne kete muaj në Universitetin ‘Kadri Zeka” në Gjilan, si rrjedhojë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes UKZ dhe Universitetit të ZUG-ut

Studentë të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Xheneta Vranovci, Bionda Rexhepi, Vjose Avdiu, Edona Zuzaku dhe Armend Ahmeti, kete vit kanë marrë pjesë në Konferencën Rinore – Shkollën Verore për studentët dhe profesorët që është organizuar nga Universiteti “Aristotel” në Greqi për studentët dhe profesorët e Rrjetit të Universitetit të Detit të Zi (BSUN) dhe Shoqatës së Universitetit të Ballkanit (BUA) themelues i së cilës është Universiteti “Kadri Zeka në Gjilan”

· Universiteti ka Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitete nga rajoni dhe me gjere

Kështu, si rrjedhoje e marrëveshjes se bashkëpunimit mes UKZ dhe Universitetit te Mariborit te Sllovenise,Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan u ka mundësuar dhjetë prodhuesve të verërave që të garojnë në garën e dhjetë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Mariborit në Slloveni.UKZ në Gjilan dhe prodhuesit e verërave të Republikës së Kosovës kete vit morën dy çmime ndërkombëtare për cilësi në verë të bardhë dhe të kuqe.

UKZ është i përkushtuar për ndjekjen e dijes, por edhe mban përgjegjësi për ofrimin e një baze shkencore për vetë-reflektim në shoqëri, duke kontribuar në masë të madhe në drejtim të zhvillimit të saj pozitiv duke ofruar literaturë në bibliotekën e Universitetit si për stafin akademik po ashtu edhe për studentët.

Biblioteka e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ ka një hapësirë rreth 500 m2. Ka gjithsej 3 salla leximi, të cilat shfrytëzohen mjaft shumë për lexim.

Salla e bibliotekës është e përshtatshme për lexim dhe është relativisht e pasur me libra, ka gjithsej 45100 ekzemplarë. Prej këtyre shumica janë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbokroate, por ka edhe ne gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera.

Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan, vendndodhjen e ka në rrugën Zija Shemsiu, p.n., 60000 Gjilan, Republika e Kosovës.

· Konferenca e Rektorëve

· UKZ ka korin e Universitetit

UKZ ka Federaten e S

You Might Also Like