Muzikë

“Teen Fest”, Festivali i parë muzikor ndërkombëtar i këtij lloji për të rinj

“Teen Fest” është Festivali i parë muzikor ndërkombëtar i këtij lloji për të rinj, ku pjesëmarrësit duhet të konkurrojnë me krijime të tyre origjinale si kantautor. Moto e festivalit është: “Kompozo, Këndo, Garo!” Festivali është parapa të mbahet më 21 Qershor (Ditën ndërkombëtare të muzikës) por për shkak të Pandemisë është shtyrë për 12 dhjetor 2020, i cili do të mbahet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit nga ora 15:00. Në këtë festival që do të paraqiten 12 pjesëmarrës, të cilët vijnë nga vende të ndryshme si nga Kosova por edhe nga Shqipëria. Duke parë se në kohët e fundit rinia është fokusuar kryesisht në muzikë formale dhe degjeneruese ne e kemi parë të arsyeshme që të marrim një hap konkret për ta ndryshuar këtë trend dhe për të arritur një krijimtari kualitative për shoqërinë tonë, e cila është më e reja në Evropë. Në këtë projekt do të marrin pjesë kryesisht të rinjtë nga mosha 16-22 vjeç, ku do të konkurrojnë me këngë të tyre që vetë i kanë kompozuar në zhanre të ndryshme si: Pop, Rock, RnB, Soul, Dance, Serenata etj. Këngët konkurruese janë aranzhuar në parte nga prof. Dëfrim Behluli për orekstrën profesionale të festivalit e cila do ti shoqëron bashk me korin “Live”, të gjithë pjesëmarrësit! Si rezultat i realizimit të këtij festivali do të jenë këngët e reja të mirëfillta të muzikës shqipe që do të krijohen, gjithashtu të rinjtë do të mund të promovohen në skenë dhe në media, do të zhvillohet një garë mes tyre ku do të zgjedhën tre fituesit e festivalit, gjithashtu të rinjtë do të motivohen për të vazhduar karrierën e tyre në fushën e artit muzikor edhe në tjera kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare. Festivali është me karakter garues, ku do të shpërblehen të rinjtë fitues siç vijon: Vendi i 3 – Incizim i një coveri në studion Defko Producion, Vendi i 2: Një kënge (Tekst dhe Melodi) nga produksioni Defko Production Vendi 1: Realizim i një videoklipi muzikor Festivali është mbështetur nga: MKRS Komuna e Gjilanit DKRS RTK – sponsor medial Organizator dhe Drejtor i Festivalit: Dëfrim Behluli

You Might Also Like