ARSIMI

Testi PISA

Ismajl Kurteshi

Testi Pisa, për herë të dytë, brenda tri viteve, alarmoj qytetarët, e para së gjithash institucionet përgjegjëse për cilësinë e dobët të arsimit në Republikën e Kosovës.

E rëndësishme është që askush nuk e konteston vlerësimin real dhe profesional të Testit Pisa.

Po ashtu, është shumë e rëndësishme të theksohet se askush në këtë vend nuk është i kënaqur me gjendjen në fushën e arsimit në Kosovë.

Fatkeqësisht askush nuk po e merr pjesën e përgjegjësië që i takon, për këtë gjendje të rënd.

Konstatimet e lart evidentuara, kërkojnë veprime konkrete, të menduara mirë:

1. Pas një analize serioze të gjendjes në arsim, identifikimit të shkaktarëve që e kanë sjell arsimin në këtë gjendje, duke marr parasysh edhe përvojat e vendeve të tjera, të propozohen masat që duhet të ndërmerren për ndryshimin cilësor të kësaj gjendjeje.

2. Të plotësohen kushtet për punë të institucioneve dhe ekspertëve që do të angazhohen në ndërtimin e sistemit të ri të arsimit.

3. Të vendosen kritere të qarta për angazhimin e ekspertëve në këtë projekt madhor.

4. Të parashihen masat që duhet të ndërmerren ndaj atyre që eventualisht ndikojnë në dështimin e këtij projekti madhor, qoftë për shkak të mos angazhimit të duhur, qoftë për shkak të gabimeve.

5. Në fund, të fillohet me realizimin e masave që garantojnë ndryshime pozitive në fushën e arsimit.

Gjendja aktuale e arsimi në Kosovë

Për shkak të gjendjes së rënd në arsim, Kuvendi i Kosovës, me 9 shkurt 2017 e aprovoj rezolutën, përmes të cilës arsimi shpallet prioritet kombëtar.

Tani pothuajse tri vite pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës, gjendja në arsim është po aq e rënd sa në kohën kur është miratua rezoluta.

Për gjendjen në arsim, në vijim do të ju referohem vlerësimeve të disa institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve.

Sipas një studimi të një kompanie të financuar nga UNICEF:

Në Kosovë vetëm 5% e fëmijëve janë të përfshirë në çerdhe publike.

Kurse në arsimin e obligueshëm janë të përfshirë 95.6% e fëmijëve.

84.5% e fëmijëve janë të përfshirë në arsimin e mesëm të lart, 51% e tyre shkojnë në gjimnaze kurse 49% në shkolla Profesionale.

Kosova zen vendin e par me numrin e studentëve për kokë banori në Evropë, në 100 mijë banor studimet i vijojnë 6669 studentë.

Derisa në BE në 100 mijë banor janë 3987 student.

Bazuar në të dhënat e UNICEF-it, 5.4 % e qytetarëve të Kosovës janë analfabet.

Analfabet funksional në vitin 2008 kanë qenë -62%, kurse në vitin 2015 analfabet funksional kanë qenë – 78%.

Bazuar në një raport të NDI –së, në vitin 2018 është konstatuar se:

– Buxheti për arsim nuk është menaxhuar mirë.

– Nuk ka pas buxhet të mjaftueshëm për hulumtime shkencore.

– Fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk i është ofruar arsimim cilësor.

– Shkalla e braktisjes së shkollës ishte e lart, sidomos nga fëmijët romë dhe ashkalinj.

Regjistrim i fëmijëve në nivelin parashkollor ishte i ulët.

Ka pas mospërputhje të kurikulës së arsimit të lart me arsimin dhe aftësimin profesionale si dhe me nevojat e tregut të punës.

Në fund të raportit, konstatohet se cilësia e arsimit në të gjitha nivelet ishte e ulët.

Sipas Institutit “Atom” në Prishtinë:

Në testin e matematikës të organizuar, nga i njëjti Institut, në vitin 2018 nga 5366 nxënës Vetëm 55 i kanë plotësuar 65% të pyetjeve.

Disa konstatime të nxjerra nga tryezat e organizuara nga komisioni Parlamentar i Arsimit dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në Vitin 2019

Në disa shkolla të Kosovës, mësimi zhvillohej në tri ndërrime, kurse mungesa e laboratorëve dhe mjeteve të tjera të punës është sëmundje kronike e shumë shkollave tona.

Aktivitetet e lira, mbledhjet me prind, mbledhjet me kujdestarët e klasave nuk organizohen nga një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve.

Ndikimi i politikës në shkollë është i lart.

Politika emëron drejtorë pa kompetenca e pa kualifikim adekuat.

Punësimet pa konkurse, bazuar në përkatësin partiake ose lidhje familjare nuk kanë fund.

Kurikula e re ka filluar të aplikohet me tekste të vjetra shkollore.

Tekstet shkollore ose nuk janë të përshtatshme ose mungojnë fare sidomos në arsimin profesional.

Tekstet shkollore të nxënësve të komunitetit serb, të importuara nga Serbia, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ato përveç tjerash mbjellin urrejtje nacionale, por askush nuk merret me to.

Mosharmonizimi i ligjeve dhe mosrespektimi i tyre paraqet problem serioz në mbarëvajtjen e procesit arsimor.

Përdorimi i lëndëve narkotike në shkolla është problem që nuk po trajtohet seriozisht nga askush.

Arsimi i Lartë

Në prezantimin e projektit, të financuar nga BE për “Ndikimin e procesit të akreditimit në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”, ndër të tjerat është konstatuar se asnjeri nga universitetet publike në rajonet e Kosovës, në momentin e akreditimit nuk i kanë plotësuar standardet e parapara për akreditim.

, MASHT-i ka caktuar grupin punues, për studimin e fizibilitetit të universiteteve rajonale, me mision ekskluzivisht këshillëdhënës.

Grupi i punës i ka identifikuar dobësitë në vijim që i përcjellin IAL:

– Mungesa e harmonizimit të programeve me tregun e punës.

– Programet identike të përsëritura në shumë universitete.

– Mungesa e infrastrukturës.

– Dobësitë në sferën e organizimit të brendshëm.

– Mungesa e kërkimeve shkencore.

– Mungesa e mekanizmave për sigurimin e cilësisë.

– Mungesa e të dhënave për performancën e pedagogëve dhe stafit tjetër universitar.

Kolegjet Private

Sa i përket kolegjeve private gjendja është edhe më e rënd, ato shpesh pranojnë student në programe të pa akredituara, pranojnë student më shumë se ju lejohet, nuk i respektojnë afatet e regjistrimit, shpesh ndodh të mos i regjistrojnë studentët në librat e amzës, angazhojnë profesor të fushave në të cilat nuk kanë kompetenca ose që janë të angazhuar në shumë institucione të arsimit të lart, e kështu me radhë.

Agjencia Kosovare e Akreditimit, përgjegjëse për përcjelljen e punës së e IAL-ve, ka deklaruar se nuk ka kapacitete të mjaftueshme për përcjelljen e punës së institucioneve të akredituara.

Punën e Institucioneve të Arsimit të Lartë viteve të fundit po e përcjellin një numër i konsiderueshëm i OJQ-ve.

Në vazhdim ja disa të dhëna nga një studim i bërë në vitin 2018 nga OJQ “Admovere”

– Angazhimi i stafit akademik:

Nga 840 pjesëtar të stafit akademik në UP, që i kanë të afishuara CV-të në ueb faqen e UP-së, 257 (31%) janë të angazhuar së paku edhe në një IAL tjetër. 48 ose (5.71%) janë të angazhuar në 3 IAL. Ndonëse të intervistuarit thonë se shumë profesor nuk e respektojnë orarin e punës, nuk ka asnjë rast konkret që profesorët janë ndëshkuar për mungesa në punë.

– Plagjiaturat:

Nga 16 pjesëtarë të stafit akademik të UP-së, të cilëve u janë shpalosë plagjiaturat në media, vetëm tre janë suspenduar nga procesi mësimor, por që të tre më vonë janë kthye në punë. Zakonisht masat që merren pas një kohë shfuqizohen.

– Përpjesëtimi: Profesor – student dhe student – infrastrukturë:

UP-ja ka 86.116m/2 hapësirë, 840 punëtor akademik, 48.735 studentë.

Përpjesa profesor – student është 1 profesor – 58 student. Në Shqipëri përpjesa është 1- 24, kurse në Kroaci përpjesa është 1 – 9.

Përpjesa student – infrastrukturë, një student – 1.77 metër katror.

Sipas hulumtimit të ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim) në tetor të vitit 2018

UP i ka keqpërdor 2.3 milion euro, për të paguar stafin akademik ekzistues për orët që mund të mbaheshin nga të punësuarit e rregullt.

UP-ja nuk ka kapacitete për të ofruar personel akademik për të gjitha programet që i ka akredituarë.

Një numër i konsiderueshëm i personelit nuk është kompetent për mbajtjen e ligjërata.

UP nuk ka fonde për shkencë, si pasojë e keq menaxhimit dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

Zgjedhja dhe rizgjedhja e stafit:

Nga 199 kandidat, 153 i kanë plotësuar kushtet për zgjedhje ose rizgjedhje ose avancim të stafit akademik. 46 kandidat nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara.

Justifikimi i titujve në UP.

Nga 465 profesor, 189 (41%) i kanë justifikuar titujt sipas kriterit të punimeve shkencore.

276 (59%) nuk i kanë plotësuar kushtet për titujt akademik që i mbajnë, sipas kriterit të punimeve.

Disa nga masat e propozuara në tryezat e lartpërmendura për ndryshimin e gjendjes në arsim

Për shkak të gjendjes se rënd në arsim Qeveria e Kosovës përmes MASHT-it, me pjesëmarrjen e ekspertëve të arsimit, shoqërisë civile dhe mësuesve, duhet t’i ndërmerr masa, me qëllim të daljes nga kjo situatë.

Disa nga masat e mundshme:

1. MASHT-i ta jetësojnë REZOLUTËN e Kuvendit të Kosovës për Arsimin të aprovuar me 9 shkurt të vitit 2017.

2. Krahas rritës së buxheti për arsim, të përmirësohet mënyra e menaxhimit të tij.

3. Punësimi të bëhet vetëm përmes konkursit, mbi kritere profesionale, në formë transparente, nga komisione të përbërë nga profesionistët.

4. Të gjithë fëmijët të përfshihen në çerdhe.

5. Të mbikëqyret puna e çerdheve private. Aktualisht këto çerdhe nuk mbikëqyren nga askush.

6. Mësimi para universitar të jetë tërë ditor. Aktualisht nxënësit, mesatarisht kalojnë katër orë në shkollë.

7. Shkollat të furnizohen me mjete pune, laboratorë, kabinete, salla të sporteve etj.

8. Tekstet shkollore, të ri konceptohen tërësisht edhe në formë edhe në përmbajtje, në mënyrë që të përputhen me kurikulën e re dhe me zhvillimet bashkë kohore në fushën e arsimit, mësimdhënies dhe mësim nxënies.

Në të ardhmen tekstet shkollore duhet të digjitalizohen.

9. Mësimdhënësit fillestar, një ose dy vitet e para të punës t’i kalojnë në punë provuese, ta kryejnë punën e mësuesit asistent.

10.Të bëhet kategorizimi i mësimdhënësve bazuar në rezultatet e punës së tyre që del nga vlerësimi i jashtëm i nxënësve.

11.Të përcillet me kujdes puna e mësuesve, nga drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe inspektorët e arsimit.

12.Mësimdhënësit duhet të paguhen në bazë të punës që e bëjnë. Duhet të zbatohet formula: vlerësim, kategorizim, shpërblim, ndëshkim.

13.Të krijohen fonde për shpërblimin e mësimdhënësve, drejtorëve dhe punëtorëve të dalluar.

14.Bashkëpunimi me prind të sanksionohet si punë e obligueshme.

15. Aktivitetet jashtë mësimore të bëhen të obligueshme.

16.Nxënësit para se ta përfundojnë klasën e nëntë duhet të orientohen për shkollimin e mëtutjeshëm.

17.Të identifikohen dhe përkrahen nxënësit me dhunti (aftësi) të veçanta.

18.Trajnimet profesionale të mësimdhënësve të jenë ciklike dhe të obligueshme.

19.Planifikimi i punës, raportimi dhe monitorimi të bëhen të obligueshme.

20. Të rriten investimet në kërkime shkencore.

21.Kriteret për pranimin e studentëve në fakultetin e edukimit të ashpërsohen.

22.Të ndalohet përdorimi i teksteve shkollore me përmbajtje antikushtetuese. Tekstet shkollore në gjuhën serbe, të importuara nga Serbia, kanë përmbajtje që është e ndaluar me Kushtetutën e Kosovës.

23.Në koordinim me Republikën e Shqipërisë të investohet në shkollat shqipe në mërgatë.

24.Të rishikohet dhe të amendamentohet infrastruktura ligjore në fushën e arsimit.

25.Të rritet kujdesi ndaj pengimit të dukurive negative në shkolla: përdorimi i substancave narkotike, alkoolit, duhanit, etj.

26.Të mos lejohet angazhimi i mësimdhënësve përtej asaj që e lejon ligji.

27.Mësimi zgjedhor të organizohet bazuar në përzgjedhjen e nxënësve, e jo të nevojave të shkollës.

28.Të mos lejohet mbajtja e kurseve pa regjistrimin e tyre në DKA/MASHT.

29. Të mos ju lejohet mësimdhënësve mbajtja e kurseve me nxënësit që ju japin mësim në shkollë.

Ismajl Kurteshi, dhjetor 2019

ALARMI i PISA-së 2018

Testi PISA, për herë të dytë, brenda tri vitesh, alarmoi qytetarët e para së gjithash institucionet, përgjegjëse për gjendjen e arsimit, në Republikën e Kosovës.

I rëndësishëm është fakti se askush nuk e konteston vlerësimin real dhe profesional të Testit PISA.

Po ashtu, është shumë e rëndësishme të theksohet se askush në këtë vend, në Republikën e Kosovës, nuk është i kënaqur me gjendjen në fushën e arsimit.

Konstatimet e lartëpërmendura, kërkojnë veprime konkrete dhe të menduara mirë:

1. Pas një analize serioze të gjendjes në arsim, identifikimit të shkaktarëve që e kanë sjell arsimin në këtë gjendje, duke marrë parasysh edhe përvojat e vendeve të tjera, të propozohen masat që duhet të ndërmerren për ndryshimin cilësor të kësaj gjendjeje.

2. Pas përcaktimit të masave, të fillohet menjëherë me jetësimin e tyre, që garantojnë ndryshime pozitive në fushën e arsimit.

3. Të plotësohen kushtet për punë të institucioneve dhe ekspertëve që angazhohen në ndërtimin e sistemit të ri të arsimit.

4. Të përcaktohen masat që duhet të ndërmerren ndaj atyre që ndikojnë në dështimin e këtij projekti madhor, qoftë për shkak të mos angazhimit të duhur, qoftë për shkak të gabimeve.

5. Të vendosen kritere të qarta për angazhimin e ekspertëve në këtë projekt madhor.

Gjendja aktuale e arsimi në Kosovë

Për shkak të gjendjes së rënd në arsim, Kuvendi i Kosovës, më 9 shkurt 2017 e pati aprovuar një Rezolutë, përmes të cilës arsimi shpallet prioritet kombëtar.

Tani pothuajse tri vite pas Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, gjendja në arsim është po aq e rënd sa në kohën kur është miratua Rezoluta.

Për gjendjen në arsim, në vijim do t’ju referohemi vlerësimeve të disa institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve.

Sipas një studimi të një kompanie të financuar nga UNICEF-i:

Në Kosovë vetëm 5% e fëmijëve janë të përfshirë në çerdhe publike.

Kurse në arsimin e obligueshëm janë të përfshirë 95.6% e fëmijëve.

84.5% e fëmijëve janë të përfshirë në arsimin e mesëm të lart, 51% e tyre shkojnë në gjimnaze kurse 49% në shkolla Profesionale.

Kosova zë vendin e parë me numrin e studentëve për kokë banori në Evropë, në 100 mijë banorë studimet i vijojnë 6 669 studentë. Ndërsa, në BE në 100 mijë banorë janë 3 987 studentë.

Bazuar në të dhënat e UNICEF-it, 5.4 % e qytetarëve të Kosovës janë analfabet.

Analfabet funksional në vitin 2008 kanë qenë -62%, kurse në vitin 2015 analfabet funksional kanë qenë – 78%.

Bazuar në një raport të NDI –së, në vitin 2018 është konstatuar se:

– Buxheti për arsim nuk është menaxhuar mirë,

– Nuk ka pas buxhet të mjaftueshëm për hulumtime shkencore.

– Fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk u është ofruar arsimim cilësor.

– Shkalla e braktisjes së shkollës ishte e lart, sidomos nga fëmijët romë dhe ashkalinj.

– Regjistrim i fëmijëve në nivelin parashkollor ishte i ulët.

– Ka pas mospërputhje të kurrikulës së arsimit të lart me arsimin dhe aftësimin profesionale, si dhe me nevojat e tregut të punës.

Në fund të raportit, ishte konstatuar se cilësia e arsimit në të gjitha nivelet ishte e ulët.

Sipas Institutit “Atom” në Prishtinë:

Në testin e matematikës të organizuar, nga i njëjti Institut, në vitin 2018 nga:

5 366 nxënës, vetëm 55 i kanë plotësuar 65% të pyetjeve.

Nëse i referohemi disa konstatime të nxjerra nga tryezat e organizuara nga Komisioni Parlamentar i Arsimit i Kuvendit të Kosovës si dhe nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në vitin 2019:

– Ndikimi i politikës në shkollë është i lart.

– Politika emëron drejtorë pa kompetenca e pa kualifikim adekuat.

– Punësimet pa konkurse, bazuar në përkatësinë partiake ose lidhje familjare nuk kanë fund.

– Kurrikula e re ka filluar të aplikohet me tekste të vjetra shkollore.

– Tekstet shkollore ose nuk janë të përshtatshme ose mungojnë fare sidomos në arsimin profesional.

– Tekstet shkollore të nxënësve të komunitetit serb, të importuara nga Serbia, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ato përveç tjerash mbjellin urrejtje nacionale, por askush nuk merret me to.

– Mosharmonizimi i ligjeve dhe mosrespektimi i tyre paraqet problem serioz në mbarëvajtjen e procesit arsimor.

– Në disa shkolla të Kosovës, mësimi zhvillohej në tri ndërrime, kurse mungesa e laboratorëve dhe mjeteve të tjera të punës është sëmundje kronike që po i përcjell shumë shkolla tona.

– Aktivitetet e lira, mbledhjet me prind, mbledhjet me kujdestarët e klasave nuk organizohen nga një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve.

– Përdorimi i lëndëve narkotike në shkolla është problem që nuk po trajtohet seriozisht nga askush.

Arsimi i Lartë

Në prezantimin e projektit, të financuar nga BE për “Ndikimin e procesit të akreditimit në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”, ndër të tjerat është konstatuar se asnjeri nga universitetet publike në rajonet e Kosovës, në momentin e akreditimit nuk i kanë plotësuar standardet e parapara për akreditim.

– MASHT-i ka caktuar grupin punues, për studimin e fizibilitetit të universiteteve rajonale, me mision ekskluzivisht këshillëdhënës.

Grupi i punës i ka identifikuar dobësitë në vijim që i përcjellin IAL:

– Mungesa e harmonizimit të programeve me tregun e punës.

– Programet identike të përsëritura në shumë universitete.

– Mungesa e infrastrukturës.

– Dobësitë në sferën e organizimit të brendshëm.

– Mungesa e kërkimeve shkencore.

– Mungesa e mekanizmave për sigurimin e cilësisë.

– Mungesa e të dhënave për performancën e pedagogëve dhe stafit tjetër universitar.

Kolegjet Private

Sa i përket kolegjeve private gjendja është edhe më e rënd:

– ato shpesh pranojnë studentë në programe të pa akredituara;

– pranojnë studentë më shumë se ju lejohet;

– nuk i respektojnë afatet e regjistrimit, shpesh ndodh të mos i regjistrojnë studentët në librat e amzës;

– angazhojnë profesorë të fushave në të cilat nuk kanë kompetenca ose që janë të angazhuar në shumë institucione të arsimit të lart, e kështu me radhë.

Agjencia Kosovare e Akreditimit, përgjegjëse për përcjelljen e punës së IAL-ve, ka deklaruar se nuk ka kapacitete të mjaftueshme për përcjelljen e punës së institucioneve të akredituara.

Punën e Institucioneve të Arsimit të Lartë viteve të fundit po e përcjellin një numër i konsiderueshëm i OJQ-ve.

Në vazhdim ja disa të dhëna nga një studim i bërë në vitin 2018 nga OJQ-ë, “Admovere”

emik:

– Nga 840 pjesëtarë të stafit akademik në UP, që i kanë të afishuara CV-të në ëeb faqen e UP-së, 257 (31%) janë të angazhuar së paku edhe në një IAL. 48 ose (5.71%) janë të angazhuar në 3 IAL.

– Ndonëse të intervistuarit thonë se ka shumë profesorë që nuk e respektojnë orarin e punës, nuk ka asnjë rast konkret që profesorët janë ndëshkuar për mungesa.

Plagjiaturat:

Nga 16 pjesëtarë të stafit akademik të UP-së, të cilëve u janë shpalosë plagjiaturat në media, vetëm tre janë suspenduar nga procesi mësimor, por që të tre më vonë janë kthye në punë. Zakonisht masat që merren pas një kohë shfuqizohen.

– Përpjesëtimi: Profesor – student dhe student – infrastrukturë:

– UP-ja ka 86.116m/2 hapësirë, 840 punëtorë akademik, 48.735 studentë.

– Përpjesa profesor – student është 1 profesor – 58 studentë.

– Në Shqipëri përpjesa është 1- 24, kurse në Kroaci përpjesa është 1 – 9.

– Përpjesa student – infrastrukturë, një student – 1.77 m/2.

Sipas hulumtimit të ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim), në tetor të vitit 2018:

– UP i ka keqpërdor 2.3 milion euro, për të paguar stafin akademik ekzistues për orët që mund të mbaheshin nga të punësuarit e rregullt.

– UP-ja nuk ka kapacitete për të ofruar personel akademik për të gjitha programet e akredituara.

– Një numër i konsiderueshëm i personelit nuk është kompetent për mbajtjen e ligjërata.

– UP-ja nuk ka fonde për shkencë, si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

Zgjedhja dhe rizgjedhja e stafit:

– Nga 199 kandidatë, 153 i kanë plotësuar kushtet për zgjedhje ose rizgjedhje ose avancim të stafit akademik, 46 kandidat nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara.

Justifikimi i titujve në UP.

– Nga 465 profesorë, 189 (41%) i kanë justifikuar titujt sipas kriterit të punimeve shkencore.

– 276 (59%) nuk i kanë plotësuar kushtet për titujt akademik që i mbajnë, sipas kriterit të punimeve.

Disa nga masat e propozuara në tryezat e lartpërmendura për ndryshimin e gjendjes në arsim

Për shkak të gjendjes se rënd në arsim, Qeveria e Kosovës përmes MASHT-it, me pjesëmarrjen e ekspertëve të arsimit, shoqërisë civile dhe mësuesve, duhet të ndërmerr masat, me qëllim të daljes nga kjo situatë.

Disa nga masat e mundshme:

1. MASHT-i ta zbatojë REZOLUTËN e Kuvendit të Kosovës për Arsim, të aprovuar më 9 shkurt të vitit 2017.

2. Të rritet buxheti për arsim dhe të përmirësohet mënyra e menaxhimit të tij.

3. Punësimi të bëhet vetëm përmes konkursit, mbi kritere profesionale, në formë transparente, nga komisione të përbërë nga profesionistët dhe prindërit.

4. Të gjithë fëmijët të përfshihen në çerdhe.

5. Të mbikëqyret puna e çerdheve private. Aktualisht këto çerdhe nuk mbikëqyren nga askush.

6. Mësimi parauniversitar të jetë tërë ditor. Aktualisht nxënësit, mesatarisht kalojnë katër orë në shkollë.

7. Shkollat të furnizohen me mjete pune, laboratorë, kabinete, salla të sporteve etj.

8. Tekstet shkollore, të rikonceptohen tërësisht edhe në formë edhe në përmbajtje, në mënyrë që të përputhen me Kurrikulën e re dhe me zhvillimet bashkëkohore në fushën e arsimit, mësimdhënies dhe mësim nxënies.

Në të ardhmen tekstet shkollore duhet të digjitalizohen.

9. Mësimdhënësit fillestar, një ose dy vitet e para të punës t’i kalojnë në punë provuese, ta kryejnë punën e asistentit të mësuesit.

10. Të bëhet kategorizimi i mësimdhënësve bazuar në rezultatet e punës së tyre që del nga vlerësimi i jashtëm i nxënësve.

11. Të përcillet me kujdes puna e mësuesve, nga drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe inspektorët e arsimit.

12. Mësimdhënësit duhet të paguhen në bazë të punës që e bëjnë. Duhet të zbatohet formula: vlerësim, kategorizim, shpërblim, ndëshkim.

13. Të krijohen fonde për shpërblimin e mësimdhënësve, drejtorëve dhe punëtorëve të tjerë të dalluar në shkolla.

14. Bashkëpunimi me prind të sanksionohet si punë e obligueshme.

15. Aktivitetet jashtë mësimore të bëhen të obligueshme.

16. Nxënësit para se ta përfundojnë klasën e nëntë duhet të orientohen për shkollimin e mëtutjeshëm.

17. Të identifikohen dhe përkrahen nxënësit me dhunti (aftësi) të veçanta.

18. Trajnimet profesionale të mësimdhënësve të jenë ciklike dhe të obligueshme.

19. Planifikimi i punës, raportimi dhe monitorimi të bëhen të obligueshme.

20. Të rriten investimet në kërkime shkencore.

21. Kriteret për pranimin e studentëve në Fakultetin e Edukimit të ashpërsohen.

22. Të ndalohet përdorimi i teksteve shkollore me përmbajtje antikushtetuese. Tekstet shkollore në gjuhën serbe, të importuara nga Serbia, kanë përmbajtje që është e ndaluar me Kushtetutën e Kosovës.

23. Në koordinim me Republikën e Shqipërisë të investohet në shkollat shqipe në mërgatë.

24. Të rishikohet dhe të amendamentohet infrastruktura ligjore në fushën e arsimit.

25. Të shtohet kujdesi, që të pengohen dukurive negative në shkolla: përdorimi i substancave narkotike, alkoolit, duhanit, etj.

26. Të mos lejohet angazhimi i mësimdhënësve përtej asaj që e lejon ligji.

27. Mësimi zgjedhor të organizohet bazuar në përzgjedhjen e nxënësve, e jo të nevojave të shkollës.

28. Të mos lejohet mbajtja e kurseve pa regjistrimin e tyre në DKA/MASHT.

29. Të mos ju lejohet mësimdhënësve mbajtja e kurseve me nxënësit të cilëve u japin mësim në shkollë.

Ismajl Kurteshi, dhjetor 2019

You Might Also Like