Futboll

Tifozi gjerman i Kikës

Farsang Carlo, nga Gjermania është tifozi i veçantë i KF Kikës.
Ai për ta parë Kikën, për herë të parë ka ardh nga Gjermania e në Hogosht, me 28 mars 2018.
Atë ditë, Farsang Carlo kishte ardhë së bashku me vajzën e tij, për ta parë ndeshen ndërmjet KF KIkës dhe KF Rahovecit, e cila kishte përfunduar me rezultat 0-0.


Ai ka thënë se arsyeja që ka ardhë për ta parë Kikën është se stadiumi ka pamje të mahnitshme dhe njerëzit në Hogosht janë shumë miqësorë.
“Stadiumi i Kikës ka pamje të mahnitshme, është stadium i madh, ka njerëz miqësor në fshat, unë dhe vajza ime kemi qëndruar atje 4 orë, dhe kemi pasur përvojë pozitive, ku njerëzit aty na kanë prit shumë mirë, kjo është arsyeja që do të vij prapë në Hogosht për ta parë Kikën”, ka thënë ai.
Farsang Carlo, do të vij prapë për ta parë Kikën, në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, që zhvillohet me 9 ose 10 shkurt me Ballkanin.
Farsang Carlo deri më tani i ka shikuar mbi 2000 mijë ndeshje të futbollit në 127 shtete të ndryshme.
E ne si klub, i dëshirojmë mirë se ardhje Farsang Carlos në Hogosht.

You Might Also Like