Sportet luftarake

Tre vëllezër, tre kampionë

 

Janë vëllezër dhe që të tre janë karateistë. Që në fëmijëri që të tre kishin nisur të merren me karate dhe tashti, pas punës së palodhshme, pas shumë mundi e djersë, që të tre janë shpallur kampionë.

Janë këta vëllezërit Elhami, Benjamin dhe Shpresim Shabani, që të tre anëtarë të Klubit të Karatesë Drita. Benjamin Shabani, i njohur me nofkën Uki, njëherit është edhe trajnerë në KK Drita, kurse tashti sukseset e tija po i ndjekin edhe vëllezërit Benjamini dhe Naimi.

Fjalë miradije për këta karateistë thotë edhe trajneri Blerim Hajdari, një punëtor i palodhur, i përkushtuar në punën e tij dhe falë këtij angazhimi ai po nxjerrë kampionë, kurse në të gjitha këto të arritura nuk po i mungon as përkrahja e sigurisë.

“Puna e tyre e palodhshme ne stërvitje u kurorëzua me titullin Kampion”, thekson trajneri Blerim Hajdari, që shton se do të vazhdojnë me punë edhe më të madhe, me ushtrime më intensive dhe sukseset do të jenë edhe në të ardhmen.

KK Drita vëllezërve Shabani dhe garuesve të tjerë u uron edhe shumë suksese në të ardhmen./kryelajmi.com/.

You Might Also Like