Futboll

Tri futbolliste të KFF Intelektualet në prova në Francë

Tri futbolliste të Klubit të Futbollit të Femrave Intelektualet për dhjetë ditë do të qëndrojnë në Francë, në prova, pasi që më herët ato ishin vëzhguar edhe në Kosovë nga skautë francez.

Menaxherit francez që në pranverë ishte në Gjilan dhe nga afër ka vëzhguar lojën e këtyre vashave, mbresa i kanë lënë lojtaret Kaltrina Biqkaj, Marigona Hajdari  dhe Bahtije Miftari e ato bashkë me trajnerin e tyre do të udhëtojnë në Francë dhe pas disa seancave stërvitore do të vendoset se a do të mbeten ato në futbollin francez.

Afrim Mehmeti, trajner i KFF Intelektualet, thotë se kosovaret janë pajisur me viza në Ambasadën e Francës dhe tashti vetëm pritet udhëtimi mes datave 20 dhe 30. Sipas tij, lojtaret tona do të zhvillojnë disa ndeshje kontrolluese dhe prej aty krejt do të varet.

Afrim Mehmeti

Menaxheri francez është ndarë i kënaqur me disa lojtare dhe pas këtyre tri lojtareve në Francë do të udhëtojnë edhe tri të tjera. Afrim Mehmeti, kryetrajner, tashti është pajisur me licencën A të trajnerit të futbollit dhe edhe për të ka oferta që të punojë në Francë, andaj ai nga afër do të shoh se çfarë pune bëhet atje dhe cilat janë ofertat dhe kushtet e atjeshme.

Bahtije Miftari

Njëra nga futbollistet e përzgjedhura, Bahtije Miftari, thotë se është e lumtur dhe se ky është një rast i volitshëm në karrierën e saj. Ajo tashti është 22- vjeçare dhe ka mbi katër vite që është pjesë e këtij klubi dhe tashti mund t’i plotësohet dëshira e kamotshme për të luajtur në ndonjë ekip jashtë vendit. Ajo ka fjalë miradije për trajnerin Afrim Mehmeti dhe shton se në prova do të jep gjithëcka nga vetja. Lojtarja me numër shtatë kishte oferta në Kosovë, por ajo i mbeti besnike ekipit gjilanas. Ajo thotë se është e përgatitur fizikisht dhe se në ekipin Vendenheim do të tregojë cilësitë e saj, gjë të cilën do t’a bëjnë edhe kapitenia Marigona dhe qendërsulmuesja e talentuar Kaltrina.

Marigona Hajdari

 

Kaltrina Biqkaj

You Might Also Like