Sportet me dorë

Tri lojtare të KV Drita kalojnë te ekipi ferizajas Fer Volley-T

Ekipi kampion i Kosovës në volejboll, KV Drita, ka ngelur pa tri lojtaret kryesore të saj, Valmira Ramadanin, Dhurata Sylejmanin dhe Blinera Jahën.

Kjo pasi që të tirja këto lojtare kanë kaluar në ekipin ferizajas Fer Volley-T.

Blinera Jaha që kur ishte e re karrierën e kishte nisur në ekipin e Dritës dhe së fundi, pasuesja gjilanase bashkë me dy ferizajaset që kishin ardhur stinorin e kaluar, kishin marrë rrugë për në Ferizaj, te ekipi Fer Volley-T.

Merret vesh se Jaha ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin ferizajas, kurse KV Drita tashti duhet të mendojë për një pasuese tjetër, ngase tash e sa vite loja e vashave të Lorik Ilazit ishte bazuar pikërisht te kjo lojtare.

Pas marrëveshjes së arritur Blinera Jaha u shpreh e lumtur:  “Jam shumë e lumtur që këtë vit jam pjesë e Fer Volleyt, synimet e përbashkëta e bënë edhe më të lehtë këtë marrëveshje. Premtoj se do të angazhohem maksimalisht për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të caktuara. Na priftë e mbara”, tha Jaha, e cila ka thënë fjalë miradije edhe për ekipin e saj të deridjeshëm.  kryelajmi.com

You Might Also Like