Viti

Tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore të Koaliciont LDK-AKR dhe Alternativa në Pozharan

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Viti së bashku me AKR-në,me një tubim madhështor që ka mbajtur mbrëmë në qytezen e Pozharanit ,ka përmbyllur me sukses fushatën zgjedhore për zgjedhjet parla,mamentare në Kosovë, me ç’rast është bërë edhe përmbyllja e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Anëtaarët, simpatizantët dhe mbështetës të shumtë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, kanë marrë pjesë në këtë tubim ku pa rezervë kanë përkrahë Platformën dhe programin zgjedhor. Sokol Haliti,Kryetari i LDK-së dega në Viti, njëheri kryetar i Komunës së Vitisë , ka thënë se Qeverisja Mustafa ka provuar se është qeverisje e zhvillimit por dikujt i pengoi ky hov i zhvillimt të vendit, ai ka falënderuar qeverisjen Mustafa për investimet në komunën e Vitisë. Njëkohësisht, Haliti si kryetar komune, ka kërkuar nga qytetarët një proces elektoral të besueshëm dhe të pranueshëm nga të gjithë duke bërë thirrje që të votohet koalicioni i profesionistëve.

Më një fjalë rasti para të pranishmëve është paraqitur edhe Besim Ymeri , kryetar i degës Alenca Kosova e Re në Viti I cili theksoi se ky

koalicion premton zhvillim ekonomik dhe ka bër thirrje per votimin e Mimoza Ibishit dhe Faruk Nurës për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Edhe kandidati nga Vitia i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Faruk Nura ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen e pakursyer që po i japin, duke thënë se “Ju keni ata që do ta përcaktoni qeverisjen qendrore sepse ajo lokale është e padiskutueshme. Ju ftoj që të votoni koalicionin LDK-AKR-Alternativa”, ka përfunduar Nura. Kurse kandidati për deputet Ali Sadriu ka lavdëruar punën e kryetarit Haliti, dhe është shprehur i bindur se ky koalicion është koalicion i profesionistëve dhe padyshim është koalicion i fitores së madhe.

Hikmete Bajrami, minister në detyrë e qeverisë në largim, ka mbajtur një fjalë rasti, e cila ka përmendur shumë investime që janë bërë në Komunën e Vitisë në qeverisjen Mustafa dhe ka premtuar edhe shumë të tjera në qeverisjen e ardhshme Hoti. Fjalë rasti kanë mbajtur edhe disa nga kandidatët e këtij koalicioni , si Blerim Grainca , Mimoza Ibishi etj./ Aziz Zuka

You Might Also Like