Sporte të tjera

U certifikuan edhe 20 trajnerë të rinj të badmintonit

Në Gjilan, këtë të shtunë janë certifikuar edhe 20 trajnerë të badmintonit. Një gjë të tillë e ka bërë sekretari i përgjithshëm, dr. Blerim Sylejmani, i cili në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Të nderuar dashamirë të sportit të badmintonit ju njoftoj se seminari bazik për trajner të badmintonit është mbajtur sot më datën 06.02.2021 në Kolegjin “Don Bosko” në Gjilan, ku u certifikuan edhe 20 trajnerë të rinj me qëllim të ngritjes dhe masovizimit të lojës së badmintonit në Kosovë nën ligjërimin e profesorëve: Lulzim Haziri, Afrim Morina, Besnik Kastrati dhe Blerim Sylejmani

Një falemnderim i veçantë shkon për kolegjin “Don Bosko” me drejtor Don Oscar Tuscano për mikpritjen e ofruar.

Me respekt,

Sekretar i përgjithshëm

Blerim Sylejmani

You Might Also Like