Shëndeti

U gjobitën për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 17 shkurt 2021 deri me 23 shkurt 2021 , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej dyqind e tetëdhjetë e shtatë (287) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere ku janë mbajte tubime të ndryshme elektorale të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .

You Might Also Like