Sporte të tjera

U hap Fan Shop FC Drita

Fanella të FC Drita, rekuizita të ndryshme, pajisje sportive dhe çka jo tjetër, që nga kjo e enjte mund të blihen në Fan Shop Drita, që është dyqan i specializuar i pajisjeve të ndryshme, me emblemën e FC Drita.

Ky Fan Shop është hapur pikërisht një ditë para kryendeshjes së madhe në mes të Dritës e Gjilanit, e cila pritet të arrijë kulmin e shikueshmërisë, ashtu siç ka qenë gjithmonë.

Në hapjen e këtij Fan Shopi, përveç udhëheqjes së FC Drita, stafit të trajnerëve dhe shikuesve më rë flaktë “Intelektualët”, të pranishëm kanë qenë edhe mysafirë të tjerë.

You Might Also Like