KRONIKË E ZEZË

U kap duke ushtruar veprimtari bixhozi

I dyshuari Shtetas i Kosovës është hasur duke ushtruar veprimtari të paligjshme organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Patrulla policore ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Si prova materiale janë sekuestruar nga ana e policisë së Kosovës mjetet me te cilat ka ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme si në vijim : dy (2) televizor , një (1) llap top, një (1) printer , një (1) shtëpizë kompjuteri dhe shtatë (7) tiketa te lojërave të fatit dhe një libër e bastores për mbajtjen e shënimeve.

Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin e shtetit ngritët kallxim penal për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe rasti procedohet në procedurë të rregullte në PTh.

Mjetet e konfiskuara me pranim dorëzim dorëzohen në terminalin Doganorë ,,Dheu i Bardhë” .

You Might Also Like