KRONIKË E ZEZË

U kap personi që ngacmonte policin

Ankuesi ( Pjesëtar i PK) ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar nga personi i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, ku i dyshuari e poston një foto te ankuesit në murin e rrjetit të vet “facebook” dhe më pas fillojnë komentet e ndryshme me motive të ulëta, kërcënime dhe fyerje nga ana e tij dhe shokëve te tij ndaj ankuesit.

 

I dyshimti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është sjell në lokalet e policisë , gjatë intervistimit në prani të mbrojtësit ligjor janë gjetë prova të besueshme se ai është i involvuar në këtë vepër.

 

Motivet e këtij rasti besohet të jenë në shenjë revolte dhe hakmarrjeje ndaj policit në fjalë pasi që me 24.07. 2020,nga ana e policisë ishte arrestuar djali i tij lidhur me një rast “Sulm ndaj personit zyrtar”.

 

Me vendim te prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 ore.

Rasti procedohet në PTh

You Might Also Like