KRONIKË E ZEZË

U lajmërua si i humbur, u gjet në një shtëpi të pabanuar

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative është njoftuar me 12 shtator 2020, se personi i lajmëruar ditë më parë si “peron i humbur”, këtu në Gjilan, i njëjti sipas informatave gjendej në një shtëpi të pa banuar pronari i të cilës gjendej me punë jashtë shtetit.

Patrullat e policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është vërejtur se një dritare e shtëpisë ishte e thyer, ku besohet se aty kishin depërtuar dy të dyshuarit M.K.SH, njëri nga ta i raportuar si i humbur.

Në këtë shtëpi, të dyshuarit kishin qëndruar prej datës 03.09.2020 deri me datën 12.09.2020.

Të dy personat e dyshuar pasi intervistohen në prani të avokatit mbrojtës ,me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tyre caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën e veprimit penal “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve “ . Rasti i referohet PTH.

You Might Also Like