KRONIKË E ZEZË

U lëndua në vendin e punës

Me 30 qershor 2020, rreth orës 10:06, Policia e Kosovës në Novobërdë , kanë pranuar një informatë se fshatin Stanishor , komuna Novobërdë, një punëtorë është lënduar në vendin e tij të punës.

Njësitet Policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në kompaninë ,,Riza Trans” ka ndodhur një incident ku viktima M.K.SH. ka pësuar “lëndime të rënda trupore” në vendin e punës, në betonierën e kësaj kompanie.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet për hetim në njësitet e hetimeve rajonale këtu në Gjilan.

You Might Also Like