Viti

U mbajt diskutimi publik mbi propozim rregulloren për funkconimin dhe përdorimin e palestrën sportive që është ende në ndërtim

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte komunës së Vitisë [ërkatësisht Sektori për Rini dhe Sport, ka mbajtur të hënen diskutimin publik mbi propozim rregulloren e palestrës sportive e cila është duke u ndërtuar në fshatin Drobesh të Vitisë.

Në këtë diskutim publik pos përfaqësuesve të DKRS-së kanë marrë pjesë përfaqësues të klubeve të ndryshme sportive të kësaj komune por edhe profesor dhe nxënës vitias.

Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport i përshëndeti të pranishmit duke kërkuar nga ta që të japin propozimet dhe vërejtjet e tyre mbi propozim rregulloren në fjalë dhe shtoj se këto komente do të ndihmojnë këtë drejtori të hartojnë një rregullore që është në interes të qytetarëve vitias.

Kurse Emrush Azemi, përgjegjës i Sektorit për Sport dhe Rini prezantoj propozim rregulloren në

fjalë duke ju përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve. E pjesëmarrësit në këtë takim dhanë propozime e ndryshme si: të mos lejohet ose të caktohet një tarifë më e madhe për mbajtjen e koncerteve dhe tubimeve elektorale në hapësirat e palestrës sportive, të gjitha mjetet financiare që grumbullohen gjatë shfrytëzimit të këtij objekti të derdhën në një kod buxhetor për objektin në fjalë. Po ashtu u kërkua që gjatë përzgjedhjes së menaxherit të këtij objekti të jetë edhe një vëzhgues nga klubet sportive dhe OJQ-të vitiase si dhe disa propozime të tjera.Aziz Zuka

You Might Also Like