Arti pamor

U mbajt edicioni i tretë i ““Vitia Colony of Arts”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, janë takuar sot me artistë të SH.A.F “Gursel Sylejmani”, pasi që ditë me pare një grup artistesh nga kjo shoqatë kanë realizuar disa piktura në kuadër të edicionin e tretë të “Vitia Colony of Arts 2017”.

Pikturat e realizuara do të ekspozohen sot në galerinë e artëve në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylemani në Viti. Përndryshe kjo koloni e artit është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti. Gjatw kwsaj vizite Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë në vazhdimësi është përpjekur që të krijoj kushte sa më të mira që artistet vitias me qëllim që ata përmes artit të shprehin talentin e tyre.

Kurse Milot Lala, Drejtor i DKRS-së në Viti shtoj se ky është viti i tretë që ata po realizojnë këtë koloni arti duke potencuar se kjo komunë mbetet e përkushtuar të jetë përkrah të artistëve vitias.Aziz Zuka

You Might Also Like