Sporte të tjera

U mbajtën garat komunale në ping pong për djemë e vajza

Në organizim të Shoqatës së Pedagogëve të Sportit shkollor në Gjilan, në kolegjin “Don

Bosko” në Gjilan u mbajtën garat komunale në PingPong për Shkollat e Mesme të Ulta dhe Shkollat e Mesme të Larta, ku sipas organizatorëve këto gara janë mbajtur nën masa e rrethana që i përgjigjen kushteve në këtë kohë kur janë në fuqi masat anti-covid e kujdes iu kushtua mbajtjes së maskës dhe distancës sociale,  pasi që hapësira ishte e mjaftueshme për mbarëvajtjen e garave .

Afrim Selimi, kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Sportit shkollor në Gjilan, tha se në këto gara u arritën këto rezultate sportive:

ShMU vajzat :

Vendi i parë: ShMU ,,Agim Ramadani “- Zhegër , paralelja e ndarë në Lladovë

Vendi i dytë ShMU ,, Skënderbeu”, paralelja e ndarë në Kmetovc.

ShMU- Djemtë

Vendi i parë: Kolegji ,,Hello”

Vendi i dytë: Kolegji ,,Don Bosko

SHML Vajzat

Vendi i parë: Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti “

Vendi i dytë : Shml,,Shkolla Mjekësisë DrAsllan Elezi

SHML Djemtë

Vendi i parë: ShML Shkolla e mjekësisë ,, Asllan Elezi”

Vendi i dytë: ,, Don Bosko“.

Ekipet fituese janë kualifikuar për garat rajonale, kurse organizatorët veçanërisht kanë falënedruar kolegjin “Don Bosko” që e mundesoi mbajtjen e garave në hapësirat e kësaj shkolle.

You Might Also Like