ARSIMI

U mbyll konkursi plotësues në Universitetin “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan mbylli konkursin plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2016/2017.

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar rreth 600 maturantë deri sot kur edhe është mbyllur konkursi plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2016/2017. Universiteti “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2016/2017, do të regjistrojë 779 studentë të rregullt, ku përfshihen studentët që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, studentw nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë. Kësaj radhe kandidatët nga Kosova kanë patur mundësinë të aplikojnë vetëm ne Fakultetin Ekonomik, pasi që në këtë Fakultet kanë mbetur vende të lira, por këtë mundësi nuk e kanë patur kandidatët tjerë nga Kosova që kanë shprehë dëshirën të jenë pjesë e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ku vendet për studim janë plotësuar në afatin e parë të konkursit.

Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan, tha se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshëm dhe se nuk ka pasur ndonjë problem ose parregullsi.

You Might Also Like