Muzikë

U mbyll me suksese Festivali i këngês për fëmijë “LYRA”

“LYRA” Gjilan – edicioni XI
U mbyll me suksese Festivali i këngês për fëmijë “LYRA”. Shumë i kënaqur se arritêm qê edhe përkundër rrethanave të vështira të ruajm kontinuitetin e festivalit. Para publikut të reduktuar u paraqitën 15 këngë të bukura të cilat dhan secila prej tyre njê mesazh pêr botën fëmijêrore dhe shpresên për të ardhmen e ndritur që kanë.
Në një ambient fantastik tê krijuar nê skenën e Teatrit të qytetit, Juria profesionale fituese e shpalli kéngen “Muzikë pa kufij” të interpretuar nga Ilda Nuhiu kurse tê gjithë fëmijët, pjesmarrêsit tjerë, u shpêrblyen me qmime për kêngët e bukura të cilat ia dhuruan publikut.
Falênderoj Komunën e Gjilanit -Zyren e Kryetarit Lutfi Haziri , DKRS Gjilan me drejtoreshën

Deniza N Limani

dhe Ministrinë e Kulturês pêr mbêshtetjen e festivalit si dhe të gjithë

fëmijët pjesmarrês, prindërit për ndihmën por edhe stafin e gjerë të festivalit, “Korabi” pêr dritat, “Dj Albani” për zërimin, “ArtFabe” pêr video asistencên, “Pexi-design” për plaketet “ABC Design” për skenën e shkêlqyeshme, etj…
Shpresojmë se edicioni i ardhshëm i “Lyras” të na gjejë në normalitet dhe me shumê e shumë këngë tjera të bukura.
Kushtrim Jakupi

You Might Also Like