Viti

U nda nga jeta dr.Fadil Zuka nga Pozharani

Pas një smundje të shkurtër e të rëndë ka ndrruar jetë sot Dr.Fadil Zuka, nga Pozharani, një mjek humanist dhe I sakrificës veqmas gjatë periudhës së okupimit. Dr. Fadil Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare në vitet e 90-ta.
Dr.Fadil Zuka në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” në Pozharan dhe Viti.E Kryetari Sokol Haliti dhe Komuna e Vitisë me pikëllim të thellê kanë marrë lajmin për vdekjen e Dr. Fadil Zuka. Përmes një telegrami, kryetari Haliti në emrin e tij dhe të institucioneve komunale, iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Zuka, të afërmve, kolegëve të punës dhe të gjithë miqve të tij.
“Me trishtim kemi marrë lajmin e trishtë për humbjen e një personi me vlera të pakontestueshme njerëzore e profesionale. Dr. Fadili ka dhënë kontribut të çmuar si humanist dhe aktivist i hershëm në kohën e okupimit, gjatë viteve ’90-a, si pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë”. Ai do të kujtohet gjithmonë për sjelljet e mira dhe çasjen profesionale edhe si mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Viti.
Për këtë do t’i jemi mirënjohës përgjithmonë. Me kalimin e doktorit tonë të dashur në amshim, shoqëria ka humbur shumë, prandaj ai do të na mungojë të gjithëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e vdekjes së Dr. Fadil Zuka.
Aziz Zuka

You Might Also Like