KRONIKË E ZEZË

U rrahën për murin, përfundojnë në paraburgim

Gjilan, 16 nëntor 2018 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurve O. J., D. J. L. J dhe L. J.

Të pandehurit O. J. dhe D. J. dyshohet se me datë 14.11.2018 në ora 14:30 minuta në fshatin Lladovë të Komunës së Gjilanit, pas një mosmarrëveshje rreth një muri, me të pandehurin L. J., fillimisht kanë filluar të fyhen në mes vete, e më pas i pandehuri O. J. me një shufër metalike godet të pandehurin L. J. në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, më pas ndërhynë edhe i pandehuri D. J., i cili me një lopatë godet po ashtu të pandehurin L. J., i cili nga goditjet humb vetëdijen në tokë.

You Might Also Like