KRONIKË E ZEZË

U sulmua personi zyrtar

Me 01 Korrik 2020, rreth orës 19:50, ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës raporton në Stacionin Policor këtu në Gjilan se derisa ishte duke punuar si sigurim në spitalin gjinekologjik në Gjilan, i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës kishte tentuar të hyjë në katin e dytë të repartit gjinekologjik ku ishte gruaja e tij, dhe aty pas një fjalosje mes veti, i dyshuari e godet disa herë ankuesin ku i shkakton lëndime trupore.

I dyshimti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rast është njoftuar prokurori dhe pas procedurave ligjore po me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.

Rasti procedohet në PTh, me kallxim penal si “Sulm ndaj personit zyrtar .

“Lëndim i lehtë truporë”

Me 04 korrik 2020 , rreth orës 17:35 Policia e Kosovës në Kamenicë është informuar se në fshatin Berivojcë ka ndodhë një Incident.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se Viktima M.K.SH ka pas një bisede telefonike me të dyshuarin po M.K.SH lidhur me një borxh.

Më pas ata ishin takuar dhe gjatë bisedës ka filluar përleshja mes tyre, ku ne përleshje është përfshirë edhe babai i të dyshuarit, i cili ka goditur viktimën me një brisk, me ç’ rast i shkakton lëndime trupore për çka edhe posedon raport mjekësor.

Pas procedurave ligjore të intervistimit me urdhër të prokurorit njëri i dyshuar është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar.

Rasti procedohet në PTh i cilësuar si “Lëndim i lehtë truporë”.

“Sulm”

Me 4 korrik 2020 , rreth orës 14:00 , Ankuesi me banim në fshati Zhegër, komuna Gjilan ka njoftuar Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit M.K.SH deri sa ishte duke punuar në një kanal në pronë publike.

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit njëri i dyshuar është ndalur në mbajte për 48 orë, ndërsa njeri është liruar.

Rasti procedohet në PTh i cilësuar si “Sulm”.

You Might Also Like