Gjilan

U varros gazetari Xhavit Salihu

Në Varrezat e Qytetit në Gjilan, me nderime të larta është varrosur gazetari Xhavit Salihu, I cili ka ndërruar jetë një ditë më parë. Qindra qytetarë, përfaqësues të medieve të ndryshme dhe figura publike kanë marrë pjesë në varrimin e ish-gazetarit Xhavit Salihu.

Trupi I pajetë I të ndjerit është nisur nga shtëpia e tij në lagjen “Dardania” në Gjilan dhe pas riteve fetare që janë kryer ai është varrosur në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

Xhavit Salihu, gazetar dhe pronar I Radio Star në Gjilan, do të mbahet në mend si një gazetar profesionist, I përkushtuar në punë dhe I dashur për të gjithë.

You Might Also Like