KRONIKË E ZEZË

U vodh sasi e madhe e cigareve

Më datë 26.08.2017, rreth orës 02:32, më rrugën “15 Qërshori 99”, në dyqanin e cigareve “SHPK ANDI-E”  ,ka ndodhur një rast vjedhje ku janë vjedhur cigare nga 3000-4000 euro, aty punëtori i sigurimit Drita, N. Neziri, iu ka përgjigjur alarmit dhe kur është afruar në afërsi të lokalit rreth 20 metra, ka hasur në veturën e dyshimtë në të cilën ka parë 3 persona. Njëri prej të cilëve i cili ka qëndruar para veturës, ka nxjerrur revolen dhe i ka drejtuar, më pas të dyshuarit janë larguar me automjetin VË Golf ose pasat ngjyrë e gjelbër  karavan me targa 02. Në drejtim  të rrugës së Prishtinës. Për rastin është kontaktuar prokurori kujdestare  nga prokuroria për krime e rënda në Gjilan, i cili rastin e cilëson si “ Grabitje” dhe i dedikohet Nj.H.R-së Gjilan.

 

 

You Might Also Like