Viti

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Tërpezë dhe Çifllak

 

 

Dje në fshatrat Tërpezë dhe Çifflak janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në fshatin Tërpezë kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Gazmend Salihu dhe janë përzgjedhur edhe 11 anëtarë të këshillit.

 

Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 96 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit. Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Çifllak, ku morën pjesë 18 pjesëmarrës me të drejtë vote.

Kryetar i këshillit të fshatit Çifllak u rizgjodh, Ganimet Shabani ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtar. Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatrat Radivojcë prej orës 18:00 kurse në fshatin Devajë do të mbahet në ora 20:00.Aziz Zuka

You Might Also Like