KRONIKË E ZEZË

U zu duke kontrabanduar barna

Policia e Kosovës Njësitet  e Trafikut Rajonal-Gjilan, ka ndalur një person të dyshuar, shtetas i Serbisë me banim në Komunën  e Bujanocit , i cili ishte  duke drejtuar veturën e tipit VW-Jetta me tabela serbe, në rrugën e Prishtinës.

Gjatë një kontrolle rutinë, në bagazhin e veturës, është gjetur se kishte një sasi të konsiderueshme të barnave, 8 (tetë) paketa me barna të llojeve të ndryshme për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumentacioni përkatës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit  si dhe njësiti i Doganës së Kosovës. Njësitet e Doganës së Kosovës kanë bërë kontrollimin dhe numërimin fizik të sasisë dhe llojit të barnave, rasti do të jetë nën mbikëqyrje të doganës deri në përfundimin e procedurës. I  dyshuari ёshtё intervistuar nё prani tё avokatit tё tij, është njoftuar edhe Zyra Ndërlidhëse-Prishtinë, lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

You Might Also Like