KRONIKË E ZEZË

U zu duke ndërhyrë në afatet e artikujve ushqimor që u ka skaduar afati

Me 29 Tetor 2020, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion që vepron
në Gjilan, përmes rrugëve operative ka pranuar një Informatë se një depo
ushqimore që gjendet në rrugën “Beqir Musliu” këtu në Gjilan, i dyshimti pronari
i saj posedon dhe shpërndan artikuj ushqimor nëpër qendra tregtare dhe në shitoret
me pakicë në qytetin e Gjilanit dhe më gjerë.
Dyshimi ishte bazuar në faktin se produktet ushqimore që shpërndaheshin nga i
dyshuari, dyshohej se ishin me afat të skaduar dhe se i njëjti ka ndërhyrë në afatin e
skadimit të artikujve të ndryshëm.
Policia e Kosovës njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me leje të
prokurorit kanë bërë një kontroll të detajuar në këtë depo.
Gjatë kontrollit, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e artikujve të dyshuar
ushqimor që kanë qenë me afat të skaduar, të cilët artikuj janë konstatuara me
procesverbalin mbi inspektimin nga Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan (Inspektorët
e tregut), artikujt janë konfiskuar për asgjësim.
Gjatë kontrollit kanë prezantuar edhe inspektorët e ATK-së, të cilët kanë bërë
identifikimin e dokumenteve relevante.
Në lidhje me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka
urdhëruar që i dyshuari të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit me prezencë të
avokatit mbrojtës.
Pas intervistimit dhe fakteve të prezantuara, prokurori i shtetit ka nxjerr Aktvendim
për ndalimin e të dyshuarit në afat për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.
Policia e Kosovës njësitet hetuese janë në fazën e grumbullimit të dëshmive shtesë
që lidhen me rastin në fjalë.

You Might Also Like