KRONIKË E ZEZË

U zu edhe një falsifikator i parave

Pas një pune intensive në teren nga Policia e Kosovës, njësia e hetimeve të stacionit policor në Viti në bashkpunim me Njësitet hetuese të Policisë së Kosovës në Ferizaj, me 06 tetor 2016 është arrestuar i dyshimti e dytë K.I. (1993), i cili dyshohet se në bashkëveprim me personin e arrestuar ditë më parë si i dyshuar kryesor për emetim (shtypje) dhe shpërndarjen të monedhave të falsifikuara, të cilët në bashkëveprim besohet të jenë të involvuar në së paku shtat raste të shpërndarjes së monedhave të falsifikuara në zonën e Vitisë.

Besohet se të njëjtit kanë vepruar edhe në shumë qytete tjera të Kosovës dhe jashtë vendit.

I dyshimti është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencë të avokatit mbrojtës, ku janë gjetë dëshmi të qëndrueshme se ai është i përfshirë në këtë vepër penale.

Lidhur me rastin prokurori për krime të rënda ka urdhëruar ndaljen për 48 orë të tij.

 

You Might Also Like