KRONIKË E ZEZË

U zu falsifikatori i parave

Në Viti kishin nisur të qarkullonin kartëmonedha falso e Policia e Kosovës i hyri punës për të gjetur origjinën e tyre.

Siç ka  theksuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, pas një pune të gjatë Operative dhe hetimeve në vazhdimësi përmes rrugëve operative, Njësitet Hetuese të Policisë së Kosovës nga Vitia i kanë rënë në gjurmë të dyshuarit dhe më 05 Tetor 2016 rreth orës 07:30, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit V. E. (1983) në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj në dyshimin e bazuar se i njëjti është duke prodhuar dhe shpërndarë monedha të falsifikuara (letër).

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatë 32 kartmonedha në vlerë 20 euro, pesë kartëmonedha në vlerë 10 euro, një kartmonedhë në vlerë  5 euro,  një printer me ngjyra, një kompjuter laptop, mjete të nevojshme për prerje si (skallper, brisk, gërshërë, izolatorë , letër folie , një vule për numra , një maskë plastike si dhe një shirit folie).

Policia e Kosovës, Njëstet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë veç i kanë gjashtë (6) raste të hapura si dhe disa raste të pa raportuara që besohet se lidhen me personin e dyshimtë për shpërndarje të monedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku janë gjetur fakte të qëndrueshme se i dyshimti besohet se ka kryer vepra të njëjta përveç në Viti edhe në disa qytete tjera të Kosovës si në: Gjilan ,  Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe në qytete tjera të vendit.

 

You Might Also Like