KRONIKË E ZEZË

U zunë me marihuanë

Me 21 tetor 2020, rreth orës 20:15, Policia e Kosovës njësite anti drogë që veprojnë në Gjilan, deri sa ishin të angazhuar në veprime operative, për kapjen dhe arrestimin e personave të dyshuar për shitblerje dhe abuzim të substancave narkotike, kanë bastisur shtëpinë e një, të dyshuari këtu në Gjilan ku në cilësinë e provave materiale kane gjetur: Substancë narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 53.3 gram në qese plasmani të vogla të paketuara për shitje, para të gatshme tetëqind e njëzet e dy (822) €, tre celular te markës Iphone dhe një Samsung, tri peshore të markave të ndryshme , tri armë të ftohta (thika), një ,,Grinder”, dy rolne me folije te najlonit, një qante krahu.

 

Dy të dyshuar të lidhur me këtë rast, janë arrestuar dhe janë intervistuar në prezencën e mbrojtësit të tyre, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që dy të dyshuarit pas intervistimit të ndalohen për 48 orë.

 

Rasti procedohet në PTh.

You Might Also Like