KRONIKË E ZEZË

Udhëheqja komunale e Vitisë dënon aktin e vjedhjes në Kishën Katolike të Letnicës

Policia në Viti, është njoftuar nga zyrtarët e Kishës katolike në Lenicë se persona ende të panjohur kanë vjedhur në këtë institucion gjatë ditsh së djeshme një shumë tëë parave .Menjeherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjës ku është njoftuar nga zyrtarët e këtij institucioni fetar për rastin e vjedhjës .

I menjëhershëm ka qenë reagimi I Institucioneve të Komunës së Vitisë, të cilët permes një komunikate , kanë dënuar aktin e vjedhjes që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kishën katolike në Letnicë.

“Ky akt i shëmtuar, duhet ndriquar sa më shpejtë nga organet e drejtësisë të cilave u kërkojmë të marrin masa të ashpëra dhe me përpikëri, në mënyrë që të ndërpriten aktet e tilla” thuheet në komunikatën e lëshuar nga Institucionet komunale të Vitisë .

Ndryshe, dje persona të panjohur kanë vjedhur një shumë parash në këtë kishë. Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia përkatëse është duke hetuar rastin.Aziz Zuka

You Might Also Like