Libri

UDHËKRYQET E PËRDITSHMËRISË SONË SI FRYMËZIM POETIK

 

Nga “Tavolina poetike e së shtunës

UDHËKRYQET E PËRDITSHMËRISË SONË SI FRYMËZIM POETIK

Shkrimtari i mirënjohur brenda e jashtë Kosovës, Ibrahim Kadriu, kohë më parë, në Boras të Suedisë, në Festivalin e poezisë, “Sofra poetike Boras 2019”, u shpërblye me Çmimin “Pena e artë”, në 60 vjetorin e krijimtarisë së tij letrare, nga Qendra Kulturore Shqiptare e Borasit.
Në Suedi, përkatësisht në Goteborg, gjatë ditëve të Festivalit të poezisë, u përurua dhe libri i tij me poezi të zgjedhura i këtijshkrimtarit, përkthyer në gjuhën suedeze nga Hamit Gurguri ( shkrimtar) libër që njëkohësisht u botua dhe atë shqipe, me titull “KORSNINAR”, përkatësisht ” UDHËKRYQE”.
Ky libër që u botua paralelisht në Suedi dhe në Kosovë, ishte përzgjedhur për tu shqyrtuar në “Tavolinën poetike të së shtunës”, që është inicuar dhe po realizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, njëasociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës ky, me seli në Gjilan.
I pranishëm në këtë veprimtari letrare ( e katërta me radhë në këta dy muaj) përveç anëtarëve të Ars Clubit “Beqir Musliu” ishte dhe vetë autori i librit, Ibraim Kadriu si dhe studiuesi i letërsisë e romansieri i shquar, Anton Nikë Berisha, i cili edhe shkroi parathënien e botimit shqip.
Vlerësimet hapëse të bashkëbisedimit poetik që zgjati afro dy orë, i paraqiti studiuesi dhe shkrimtari A.N.Berisha, duke e cilësuar lart poezinë e Ibrahim Kadriut, poezia e të cilit ishte paraqitur dhe në Itali e gjetiu.
Kontribute dhe vlerësime për librin paraqitën edhe Nexhat rexha, Arsim Halili, Sinan Sadiku, Sherafedin Kadriu e Emin Selimi.
Ishte konstatim i përbashkët se, ky libër me poezi të zgjedhura nga opusi i gjerë i Ibrahim Kadriut, në mënyrë të denjë e ka paraqitur si autorin ashtu dhe letërsinë tonë para lexuesit suedez dhe, meritë për këtë ka edhe përkthyesi Hamit Gurguri po, edhe redakktorja Anna Mattsson.
Gjithashtu u tha nga të pranishmit në këtë tavolinë se Ibrahim Kadriu i qëndron besnik vokacionit të tij poetik, të cilin e ka nisur nga “Netët e Karadakut” e këndej, duke e thelluar dhe pasuruar si në motive ashtu dhe figurshmëri poetike, nga libri në libër.
Epiqendër e frymëzimit të tij mbetet përditshmëria kosovare, njeriu i këtij nënqielli si dhe historia e këtij populli ndër më të lashtit në Ballkan e Europë.
Nisur nga kjo, udhëkryqet poetike të Kadriut, burojnë nga udhëkryqet e vetë Kosovës dhe kësaj përditshmërie bardh e zi, që thuaja ngjashëm bartet dhe në libër, porse me një gjuhë artistike për lakmi …

Gjilan, 20 prill 2019 )

You Might Also Like