Futboll

UEFA: FC Drita ekipi më i vlerësuar në Kosovë

 

FC Drita vazhdon të mbetet klubi me më së shumti pikë në renditjen e Evropës për klube. UEFA ka publikuar listën e re të klubeve që janë paraqitur në arenën ndërkombëtare, derisa gjilanasit janë bindshëm skuadra më e mirë në Kosovë, shkruan Gazetasheshi.com.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Pas kalimit të dy rundeve në Ligën e Evropës dhe kualifikimit në fazën e tretë të këtij kompeticioni ‘bardhekaltërit’ renditen në pozitën e 296 me 3500 pikë.

Një sukses ky i jashtëzakonshëm për Dritën që prej kohësh duket se ka ‘liberalizuar vizat’ për Evropë dhe tashmë e ka trasuar këtë rrugë.

Pas kampionëve në fuqi vjen FC Prishtina, e cila renditet në pozitën e 356 me 2250 pikë.

Kryeqytetasit ishin të penalizuar këtë edicion, pasi që nuk arritën ta zhvillonin asnjë ndeshje për shkak të rasteve me “Covid-19”, kështu që nuk lëvizin fare në klasifikim.

Feronikeli qëndron në pozitën 387 me 1500 pikë. Gjilani renditet në pozitën e 413 me 1000 pikë, ndërkohë Trepça ’89 ndodhet një pozitë më poshtë me 500 pikë.

Klubi më i suksesshëm shqiptar vazhdon të mbetet Shkëndija e Tetovës. ‘Kuqezinjtë’ renditen në pozitën e 133 me 9000 pikë të grumbulluara, teksa më pas vijnë Kukësi e Partizani.

You Might Also Like