Libri

UKZ ka ndarë tre çmime për esenë më të mirë me temë: “10 vjetori i pavarësisë ”

Janë përzgjedhur 3 ese më të mira nga rreth 20 sosh, ku studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë marrë pjesë në konkursin për esenë më të mirë me temë: “10 vjetori i pavarësisë ”

Ky organizim i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan , është bërë në kuadër të manifestimeve për 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës .

Nga rreth 20 esetë konkurruese, komisioni në përbëje të, Prof. Ass. Dr. Nevrije Bislimi, Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli dhe Ass. Flamur Maloku, ka vendosur që 3 prej tyre të shpërblehen me tre çmimet e para.

Kështu, studentes me shifër E10-4, Besarta Sejdiu, iu nda çmimi i parë.

Studentit me shifër E10-14, Astrit Agaj, iu nda çmimi i dytë.

Ndërsa studentes me shifër E10-12, Xhezide Selimi, iu nda çmimi i tretë.

Ndërkohë, për tetë esetë më të mira, komisioni ndau mirënjohje.

You Might Also Like