Viti

Ulçini dhe Vitia do të thellojnë bashkëpunimin

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur të marten në një takim zv.kryetarin e komunës së Ulqinit Met Gjonin, me të cilin kanë biseduar për mundësit e bashkëpunimit ndër komunal mes të dyja komunave.

Fillimisht kryetari Haliti e ka njoftuar mysafirin për zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, me theks të veçantë për sferën e bujqësisë dhe kualitetit të tokës që posedon komuna e Vitisë. Ai e ka njoftuar edhe me historinë e shkollave të para shqipe në Stubëll e Pozharan, e gjithashtu edhe për aktivitetet tjera që zhvillohen në komunën e Vitisë, në sferën e kulturës.

Zv.kryetari i komunës së Ulqinit Met Gjoni, është shprehur i kënaqur me të arriturat që janë bërë në komunën e Vitisë, e gjithashtu ka njoftuar për zhvillimet dhe aktivitetet e komunës që përfaqëson.

Gjithashtu, Gjoni ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit me komunën e Vitisë, duke potencuar nevojën e takimeve më të shpeshta të përfaqësuesve të të dyja komunave. Kryetari Haliti,

e ka nderuar mysafirin nga Ulcini me një plaketë të qytetit të Vitisë në miniaturë, në shenjë respekti dhe nderi për vizitën që z.Gjoni i bëri sot komunës së Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like