Libri

Unë nuk kam dështuar

Albana Ramaj

 

Unë nuk kam dështuar

 

Mund të gëzohesh që ndjehem e vetmuar,

se nga dhimbja e gjitha po mpihem

ti mund të mendosh që me ke shkelur me këmbë,

por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.

 

Të shqetëson kryelartësia ime?

madje me duket që kjo gjë të shkakton mërzi,

por duhet ta dije që kjo gjë më ndihmon

që të nesërmen ta shoh më mirë.

 

Ndoshta dëshiron të më shikosh të thyer,

me kokë të ulur e sy me lot,

me supe varur si një frikacake

si grua e mjerë që se thotë dot një fjalë!

 

Mos të lëndon krenaria ime,

mos mendo që nga krenaria mund të lajthis,

sepse unë i buzëqeshi çdo dite të jetës time,

e ndjehem sikur kam miliona ari atje mbrapa në oborrin e shtëpisë.

 

Ti mund të me qëllosh me fjalët e tua,

mund të plagosësh sytë e mi,

mund të me vrasësh me urrejtjen tënde,

por sikurse era unë do ngrihem përsëri.

 

Pse brengosesh që ndjehem e bukur dhe joshëse?

pse të kap papritur habia?

kur unë eci në rrugët e qytetit

sikur kam diamantet kudo poshtë këmbëve të mija!

 

Nga kasollja e mërzisë unë do dal,

si një uragan i vërtet do të ngrihem,

e duke e lënë pas frikën e natës së gjatë

sigurisht që unë do të ngrihem.

 

Me ledhatimin e flladit të një agimi të hershëm

do marre forcë unë të ngrihem,

dukë bartur dhuntitë e të parëve të mi

si një luaneshë unë do ngrihem.

 

Jam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liri

unë ngrihem përsëri,

përsëri ngrihem

ngrihem përsëri!

 

05.02.2018

 

You Might Also Like