Sportet me dorë

United Basketball mundi bindshëm Dritën

Gjilani pos derbit të futbollit, tashti ka edhe kryendeshjen e basketbollit, në të cilën në mes veti përballen dy ekipet e qytetit, KB Drita dhe United Basketball. Një ndeshje e tillë është luajtur edhe këtë të dielë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, e cila është luajtur para një numri të konsiderueshëm të shikuesve.

Ndeshja ka nisur me një ritëm të shpejtë, në të cilën më mirë janë gjetur basketbollistët e Unitedit. Ata të udhëhequr nga Arian Mehmeti shumë shpejt kanë bërë koshdallimin, të cilin e kanë ruajtur në pjesën më të madhe të ndeshjes. Ai është ndihmuar edhe nga bashkëlojtarët me përvojë Demi dhe Sylejmani, por në çerekun e dytë te Drita u dalluan Fazliu dhe Dushica, kështu që në fund të çerekut të dytë rezultati u ngushtua dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 35:46, në të mirë të United Basketball.

Në pjesën e dytë basketbollistët e United ishin edhe më të mirë, kështu që në fund arritën të shënojnë rezultat treshifror, duke ngadhënjyer ndaj Dritës me rezultat 100:72.

Me këtë fitore, United Basketball renditet i pari me 8 pikë nga katër ndeshje, derisa Drita ka 2 fitore dhe 2 humbje  dhe radhitet e gjashta në tabelë.

You Might Also Like