Futboll

Uniteti vazhdon furishëm

Besa – Uniteti 2:4

KF Uniteti nga Sadovina, ka vazhduar me lojëra të mira në Ligën e Dytë të Kosovës në Futboll. Ky ekip nga Komuna e Vitisë ka shënuar fitoren e radhës në udhëtim. Kësaj radhe sadovinasit janë ballafaquar me Besën, të cilën e kanë mposhtur me rezultat bindës 2:4.

Siç ka theksuar Toni Miftari, udhëheqës i klubit Uniteti nga Sadovina, lojtarët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, gjë për të cilën dëshmon edhe rezultati i arritur në fushë.

You Might Also Like