Sportet me dorë

Uratë Shabani kalon në radhët e KV Gryka

Klubi i Volejbollit Gryka ka nisur të peshkojë lojtare nga Akademia e KV Drita të Gjilanit. Brenda pak kohësh, KV Gryka ka transferuar dy lojtare nga ekipi gjilanas fillimisht lojtaren Zanfina Xhemajli e tash së fundi edhe shtatlartën Uratë Shabani.

Klubi i ri i ka dëshiruar mirëseardhje lojtares Uratë Shabani, e cila pritet të jetë përforcim i madh për këtë ekip, ngase me vete do të bartë përvojën nga ekipi kampion KV Drita.

Ndryshe, tetëmbëdhjetëvjeçarja Uratë Shabani, sapo ka regjistruar studimet në Fakultetin e Shkencave Sportive dhe pritet që edhe ato t’i përfundojë me sukses.

You Might Also Like