Libri

Urime, për ditëlindje, Dritëro Agolli – poet i tokës dhe i dashurisë

Asnjëherë nuk jam takuar me poetin Dritëro, por ate e kam “takuar” vetëm në libra, aty ku e shihja se si ai ka “kënduar” dhe se si e ka shprehur brendësinë e thellë të tij ndaj tokës shqiptare e ndaj populit të vet. Pse jo? Kur e ligjëroja këtë emër, Dritëro Agollin, konsultohesha me shumë libra, tekste, vështrime dhe analiza të tjera, që, ora ime mësimore të dali një shembull i mirë i orës mësimore. E shënoja në tabelë emrin dhe mbiemrin me shkronja të mësha: DRITËRO AGOLLI – SHKRIMTAR… Sa e ndjeja vetëm të voglë, karshi poetit, Dritëro Agolit të madh!

Shkollarët nuk bëzanin asnjë fjalë, sepse me vete i kisha marrë disa veprat me poezi e proza të Dritëro Agollit, shkrimtar. I lexoja dhe ato vargje më hynin thell në brendësinë time e të shkollarëve. Ky ishte Dritëro Agolli, i cili, me atë ligjërim timin, shkollarërt i bëja sy e vesh që ta duan e ta mësojnë jetën e Dritëro, poetit të tokës shqiptare.

Në këtë datëlindje Tuaj, Dritëro, shkrimtar, fjalët më dalin “pak”. Më flet zemra. Më flet brendësia, sepse të kisha rranjosur thell në vetën time. Aty më ishe hyrë dhe s’mundja të të largoj. Athua, me çka ta uroj këtë “festë” të 85-vjetorit të lindjes? Me çka, o poet i tokës dhe i dashurisë…? Unë lexuesi dhe ligjërues i sa veprave tuaja, edhe sot e ndjej vetën se na ke lënë vepra të pavdekshme e me shumë vlera letrare e artistike. Njeriu, si Ju, nuk do të duhej të vdieste! Asesi, jo! Ju nuk do të duhej të shkoni atje ku nuk ka kthim pas! Ju nuk do të duhej të ndërroni jetë! Ju do të duhej të mbetuni gjallë dhe, vepra e juaj letrare, sidomos ajo poetike e prozaike, asnjëherë nuk do të duhej të largohet nga mendja e lexuesive shqiptarë.

I madhi Dritëro, ju na dhatë kurajo, fuqi, zellshmëri, entuziazëm, pasion dhe çka jo tjetër duke i lexuar ato vepra Tuaj letrare pa ndalje. Sot, kur keni mbushur 85 –vjet, ju na keni frymëzuar se si duhet atdheu e populli. Ju keni luftuar për tokën, për popullin. Ju jeni krenari e kombit. Je vetë KOMBI SHQIPTAR! Jeni poet i pashuar i jetës shqiptare. Nuk di kush nuk të adhuron në Kosovën e lirë e të pavarur.

Vargjet e tua janë kënduar jo vetëm ditën, por edhe natën e kohë të tjera të rënda. Keni zgjuar engjuj për ta dashur atdheun e popullin mbarë shqiptarë. Poezia e juaj është këngë e thellë e popullit. Aty është shpirti e zemra e popullit shqiptar. Sa shumë net i kemi kaluar duke i lexuar vargjet e tua. Ato na kanë shoqëruar jo vetëtm në orët e mësimit, por edhe nëpër orët letrare, takime e organizime të tjera madhore. Emri Juaj na ka nderuar e na nderon edhe sot e gjithmnë!

I madhi Dritëro! Kur sot keni festën më të mirë të lindjes, pra 85-vjetorin, s’ka se si t’mos përkujtohet puna e juaj si shkrimtar, i cili, tërë jetën ishe në shërbim të popullit dhe të kombit. A ka ma bukur e ma ndershëm se të gjejmë fjalë më të ëmbla për ta uruar këtë datëlindje me fjalën: NA JETOFSH SA MALET! Ju na falët tërë jetën me vepra. Vepra me vlera që nuk do të harrohen, por ato do të mbesin margaritarë të përjetshme për ne.

Sot, në ditëlindejn tuaj, Dritëro Agolli, i vendit Menkulas të Devollit, i lindur më 13 tetor 1931, po na përcjellë mesazhe të shumta se si ta duam tokën e atdheun shqiptar. Ju morët studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Punuat shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë e vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë, Ju Dritëro Agolli, u zgjodhët deputet. Dhe, çka tjëtër? Çka?! Vepra e juaj letrare është shumë e pasur në gjini e lloje të ndryshme, si me: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

Ju jeni fitues i merituar i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Jo vetëm kaq. Veprat e juaja letrare janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Ju, me veprat letrare keni hyrë në fillim në letërsinë shqiptare ne vitet e ’60-ta, kuptohet si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes se ndritur. Dhe, jo vetëm kaq.

Ju, Dritëro Agollit, jeni bërë protagonist i adhurimit të jetës së bujkut dhe bariut, fshatarit dhe studentit, malësorit dhe fusharakut agollian… Ju, Dritëro Agolli lindët poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Juaja, krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore.

Dhe, brezi i juaj letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Ju patët përvoja të shumta krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Në këtë datëlindje të 85-të, shkrimtar ynë i madh, Dritëro Agolli, shfaqet në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë.

Ky poet i tokës shqiptare, synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet e përsoshmëri. Ju Dritëro Agolli, krijuat poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”. Kjo ishte vepra e juaj madhore. Pra, Ju Dritëro Agolli, krijuat një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, e cila “problematikë” gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Vargut i thatë liri veprimi e hartimi, veprim intelektual, por edhe guxim dhe melodi joshëse në artin e shkrimit. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë, janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e Juaj.

Kjo ishte dhe në gjininë e prozëës. Dritëroi solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. ‘Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit. Sot për sot, ky emër i madh i kulturës sonë, është ndër më të lexuarit e më të adhuruarit tek lexuesit.

Po ti përmendin veprat letrare, ato që Ju i krijuat për ne e për të gjithë: “Në rrugë dolla”, 1958, “Hapat e mia në asfalt”, 1961, “Zhurma e erërave të dikurshme”, 1964, “Shtigje malesh dhe trotuare”, 1965, “Mesditë”, 1968, “Nënë Shqipëri”, poemë, 1974, “Fjala gdhend gurin”, 1977, “Komisari Memo”, roman, 1969; “Njeriu me top”, roman, 1975; “Shkëlqimi dhe rënia e shokut

Zylo”, roman 1973; “Trëndafili në gotë”, roman, 1980; “Fytyra e dytë”, dramë; “Mosha e bardhë”, dramë; “Udhëtoj i menduar”, 1985, “Njeriu i mirë”, tregime”.

S’di a mjafton vetëm ky urim që Ju bëmë, o i madhi shkrimtari yni, Dritëro Agolli?! Ju nuk do të duhej të vdisni, sepse keni punuar për pavdekësinë. Shkrimtari si Ju, nuk vdes. Ai do të mbetet “gjallë”, përgjithmonë! Urime Dritëro edhe sa e sa vite të shëndetshme, por edhe me vepra të tjera arti. Urime nga zemra, Dritëro, shkrimtari ynë i madh! /Tefik Selimi/

 

You Might Also Like