Futboll

Useini: Nuk i frikësohemi kundërshtarit

Gjilani do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës ndaj APOEL Nicosia në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës. Përpara ndeshjes nënkampionët e vendit kanë mbajtur edhe një konferencë shtypi, shkruan Gazetasheshi.com.

Në konferencë është paraqitur edhe futbollisti Muhamed Useini, i cili para mediave ka deklaruar se ekipi nuk ka frikë dhe se është i gatshëm për të shkaktuar befasi.

“Jemi të përgatitur, nuk duhet të frikësohemi. Befasitë janë të mirësardhura në futboll. Ne do të provojmë të fitojmë”, ka deklaruar Useini.

Fotografia e SC Gjilani

Para sfidës ka folur edhe trajneri i skuadrës Gentjan Mezani i cili ka deklaruar se gjasat për këtë takim dy skuadrat i kanë të barabarta.

“Do t’i qasemi ndeshjes me kujdes. Kemi punuar në të gjitha aspektet sidomos në atë defansiv, pasi që kundërshtari ka shumë cilësi në sulm. E kemi studiuar mirë kundërshtarin, por nuk është ai APOEL-i i para disa viteve. Mendoj se gjasat janë 50-50”, ka deklaruar Mezani.

You Might Also Like