KRONIKË E ZEZË

Ushtroi dhunë ndaj vajzës

Me 14 dhjetor 2020 rreth orës 11:00 në Gjilan, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë lidhur me një rast “Dhunë familjare”.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se gjersa ishin në shtëpinë e tyre, babai me vajzën e vet, pas një mosmarrëveshje familjare qe kishte ndodhur ne mes tyre, i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së vet duke i shkaktuar lëndime te dukshme trupore.

 

Viktima posedon raportin mjekësor.

 

I dyshimti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të lëshuar nga prokurori të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 ore.

Rasti procedohet në PTh.

You Might Also Like