LAJME

Uta Ibrahimi sërish do të ngjitet në Himalaje

Gjilanasja Uta Ibrahimi, sërish do të ngjitet në Himalaje. Uta, e cila është radhitur në listën e qytetarëve meritorë të Gjilanit, kësaj radhe do të pushtojë një maje tjetër. Një synim të tillë e ka bërë publik vetë Uta Ibrahimi, në postimin e saj në facebook, ku ndër të tjera ka shkruar:

Përsëri në Himalaje ~ pas ngjitjes historike të majës #Everest8848 dhe #Manaslu8163, sot po udhëtoj për Himalaje, në tentim për të ngjitur maja të tjera, në kuadër të projektit madhorë për ngjitjen e ’14 Majat e Himalayave’

Maja Lhoste 8,516 metra, maja e 4-të më e larta në botë, do të jetë maja e parë që do të tentoj të ngjitem në këtë ekspeditë.

Jam mirë fizikisht dhe psiqikisht. Gjithë këto muaj ushtrim intensive, vrapim si dhe ushtrime në CrossFit Prishtina më japin besim që këtë herë do të provoj edhe një maje tjetër, menjëherë pas ngjitjes në Lhotse, e që ky projekt varret prej përgjigjeve prej donatorëve potencial.

Kjo ekspeditë u bë e mundur kryesisht falë përkrahjes financiare të donatorëve individualë, sponsorëve të ngushtë dhe njerëzve dashamirës e adhuruesve të alpinizmit.
Si në çdo ekspeditë tjetër dhe këtë herë nisem me besim te plotë dhe më e përgatitur se asnjëherë, për të valuar flamurin e shtetit të Kosovës dhe atij të zemrës – Shqipërisë, në majat më te larta të rruzullit tokë.

Ngjitjet e mia janë ngjitjet e popullit tim. Nëpërmjet ekspeditave të mia promovoj shqiptarinë dhe malet tona. Si alpiniste femër dua të ngre vetëdijen edhe për çështjet gjinore në shoqërinë tonë. Dua të motivoj sa më shumë vajza që të arrijnë të ngjiten në male dhe maja.

Deri më tani ekspedita është mbështetur nga: 103 përkrahës në Platformën Kosova Ideas, Bonevet, Baruti, Ekipi i Agjencive të OKB-së në Kosovë- UNKT, Komuna e Gjilanit, Bashkia Tiranë, Gekos, Birra Puka, Kontakt shpk, Turkish Airlines, Butterfly Outdoor Adventure, Soma, Sonder, Villa Gërmia, Sofra dhe donacione të tjera të nga persona privat. Ndërkohë, për herë të parë një ekspeditë e tillë përkrahet nga Salomon, kompani internacionale e cila në mesin e shumë atletëve në botë, këtë herë, për herë të parë po përkrah atlet nga Kosova si dhe me shumë përkrahje nga gjithë komuniteti bjeshkatar nga gjithë shqiptaria!

 

You Might Also Like