Futboll

Valon Zymberi: Shqipëria e respekton dhe vlerëson kampionatin e vet, ndërsa Kosova as nuk e konsideron!

SHQIPËRIA e respekton dhe vlerëson kampionatin e vet, ndërsa KOSOVA as nuk e konsideron!!!

Këtë që ka bërë kombëtarja Shqiptare ku dy lojtarë nga kampionati Shqiptarë janë startues sonte për Shqipërinë, është një shembull që është dashtë të bëhet edhe nga kombëtarja jonë e Kosovës, në ndeshje ku rezultati apo pikët nuk kanë ndonjë rëndësi, tu ipet mundësi dhe të vlerësohen dhe respektohen lojtarët e kampionatit vendorë, ashtu siç po bënë edhe Maqedonia e Veriut!

Nuk do të ishte korrekte nëse në një kohë kur ne kërkojmë rezultate apo kualifikim të kërkojm diqka të tillë por në ndeshje si ajo me Greqinë, jam i bindur që lojtarë nga kampionati jonë do ti kishin dhënë shumë më shumë shpirt ekipit kombëtar.

Në të tilla ndeshje, ne duhet të mendojmë për promovim të futbollit vendor, të motivojmë lojtarët tanë që të punojnë edhe më shumë dhe pse jo ti ndihmojmë klubet që kanë lojtarë cilësorë që të përfitojnë financiarisht nga promovimi i lojtarëve të rinjë!

Klubet nuk mund të bëjnë më shumë se kaq, topi është tek ju!

Mos harroni: “Football is more than a game”

Nëse ne se respektojmë vetvetën(kampionatin tonë), mos pritni të na respektojnë të tjerët.

Mos e mbytni shpresën që edhe prej kampionatit tonë mund ta fitosh ftesën nga kombëtarja!!!

#SuperligaKosovës
#maemiranebotë
🇽🇰🥇⚽️

You Might Also Like