Gjilan

Vanessa e Kosova kanë një ditëlindje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim feste dhe urimi Vanessa Dubovën, vajzën dhjetë vjeçare nga Gjilani, e lindur pikërisht më 17 shkurt 2008, për t’i uruar asaj ditelindjen, që e festojnë të gjithë shqiptarët së bashku me ditëlindjen e shtetit të Kosovës.

“Vanessa Dubova është vajza e cila ka lindur pikërisht në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ajo sot ka ditëlindjen dhe festoon dhjetë vjetorin e lindjes sikur që edhe Republika e Kosovës sot ka mbushur një dekadë të shtetësisë së saj. Urojmë që sikur rritja e Vanessës dhe sukseset e saj, të shënojmë edhe sukseset e shtetit tonë, i cili po ecën në rrugë të mbarë krahas shteteve tjera”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar se 17 shkurti është festë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht është dita kur nderohen të gjithë dëshmorët dhe të rënët për lirinë dhe pavarwsinw e vendit.

Kurse Vanessa Dubova, shkurtimisht ka uruar të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës për festën e pavarësisë, duke uruar shëndet, fat, lumturi dhe gëzime në familje e në shoqëri në përgjithësi.

You Might Also Like