Gjilan

Vazhdojnë akuzat PDK-LDK në Gjilan

Në mes të PDK-së dhe LDK-së, du subjekteve politike në Gjilan, njëra në pozitë e tjetra në opozitë është ashpërsuar gjuha e komunikatave që po nxjerrin njëra tjetra. Ka qenë e para PDK që ka akuzuar pushtetarët dhe i është kundërpërgjigjur dega e LDK-së, kurse tashti sërish Komisioni për Zhvillim Ekonomik i degës së PDK-së në Gjilan, është kundërpërgjigjur, duke gjetur se pushteti është në panikë, sipas tyre nga krimi në të cilin janë zhytur.

Në një  deklaratë të kësaj dege është thënë se PDK Dega në Gjilan, mbështetet ne fakte të pakontestueshme gjë që e bënë komunikimin tonë më publikun, të një niveli të kulturuar dhe me kredibilitet të lartë,

Se ne kemi të drejtë në atë që e kemi deklaruar, e pohon edhe vetë përfaqësuesi i “MoserGroup”, Senad Ramaj, në deklaratën e tij publike, ku pranon se kanë bërë punësime dhe favorizime për njerëzit kyç te pushtetit tuaj, e që kjo ju ngarkon direkt me keqmenaxhim bashkë me partnerin privat që i keni bërë Kompanisë Eco-Higjiena, qe 3 vite.

Por, për hir të opinionit publik ne ua sjellim edhe faktet për involvimet e zyrtarëve të saj në punësime dhe interesa biznesore (siç e potencuam në komunikatën paraprake), të znj. Velentina Bunjkau, kryesuese e KK Gjilan, z. Avdyl Aliu, shef i GK të LDK në KK, që e kemi denoncuar për shkatërrimin e Mullirit elektrik në qendër të qytetit, si njërin nga asetet kryesore të qyteti. Z. Aliu, në kontratën për qiranë me Eco-Higjienën, është treguar më i kujdesshëm dhe ka bërë kontratën në emër të vllait tij; pastaj, Alban Qerimi, nomenklaturë e LDK-së, menaxher I ATK-së, punësimin e dhëndrit të tij për favore në ATK, e deri tek Ismajl Jonuzi me punësimin e mbesës së tij, për favore në Gjykatë.

Por, edhe më skandaloze nga ana e qeverisë komunale, është paralajmërimi për shkëputje të kontratës për 17 punëtorë të EcoHigjienës. Përgatitjen e listës nga strukturat e z. Lutfi Haziri, duke i njoftuar, së bashku me partnerin privat, 17 punëtorë për ndërprerje të Kontratave të punës, nga 1 Janari 2017. Sigurisht se edhe këtë spastrim e bëjnë për punësime militantësh dhe familjarësh të tyre. Këtë pohim e bënë edhe më të arsyeshëm, tentimi për të dërguar një zyrtari të lartë të LDK-së, z. Jasmin Abdyli në postin e Kryeshefit të kësaj kompanie, edhe pse i njëjti ishte suspenduar nga bordi i drejtorëve kohë më parë. Ky pazar politik po bëhet në dëm të këtyre 17 punëtorëve.

Padyshim, presim që prokuroria të merret dhe të shikohen veprimet e këtyre zyrtarëve në keq-qeverisjen dhe keqpërdorimin e pushtetit.

You Might Also Like