Gjilan

Vazhdojnë zgjedhjet nëpër nëndegët e PDK-së

Zgjedhjet nëpër nëndegë kanë vazhduar edhe të shtunën sipas agjendës me një pjesëmarrje masive në të gjitha nëndegët raporton PDK- dega Gjilan.

Sonte u mbajtën Kuvendet në nëndegën I, IX, XV, XVI të qytetit dhe në Livoq të Ulët, ku në të gjitha Kuvendet janë zgjedhur kryetarët, kryesitë e nëndegës dhe delegatët për kuvend të degës.

Me një pjesëmarrje masive në secilen nëndegë pjesmarrës ishin mbi 400 delegat të cilet zgjedhen strukturat e nëndegëve të tyre me garë fer e demokratike.

Dekada e Re po përkrahet nga të gjitha moshat e gjinitë, ku po vërehet një klimë shumë e mirë për ta kthyer Partinë Demokratike përsëri të paren në Gjilan.

You Might Also Like